Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Vajzë liqeni… 

https://www.facebook.com/mimoza.bici/videos/10206108043055968/?t=21

Vajzë liqeniblu si qielliflokë dielli ku lodron ?Eja merrmëik prej territKam një këngëduhet ta zgjoshAh ky shpirtplasur yjeshtë ka ëndërr.. ëndërzo!Lëkurën toka ta veshHiqe , hiqe.. fluturoIk prej djalit, ik prej djallitTë mban lule për t’u tharrëLot liqeni për t’u lar’I ndez zjarrin , shuan mallintek venitesh për asgjë…Vajzë liqeniblu si qielliflokë dielliEja frymë.. ik prej territKa një këngë për ty dikuShko e zgjoje sydrita imeErdhi koha të vish tek unēNuk je engjëll , as vegimJe pasqyrë e shpirtit tim.( Mimoza Bici, poezi nga cikli i poezive “ Lulenata “ Pogradec 12 korrik 2019 )

Posted by Mimoza Bici on Friday, July 12, 2019

Vajzë liqeni
blu si qielli
flokë dielli
ku lodron?
Eja merrmë
ik prej territ
Kam një këngë
duhet ta zgjosh
Ah ky shpirt
plasur yjesh
të ka ëndërr…ëndërzo!

Lëkurën toka ta vesh
Hiqe, hiqe…fluturo
Ik prej djalit, ik prej djallit
Të mban lule për t’u tharrë
Lot liqeni për t’u lar’
I ndez zjarrin, shuan mallin
tek venitesh për asgjë…

Vajzë liqeni
blu si qielli
flokë dielli
Eja frymë…ik prej territ
Ka një këngë për ty diku
Shko e zgjoje sydrita ime
Erdhi koha të vish tek unē
Nuk je engjëll, as vegim
Je pasqyrë e shpirtit tim.

Mimoza Bici, poezi nga cikli i poezive “Lulenata”, Pogradec 12 korrik 2019.

 
Please follow and like us: