Albspirit

Media/News/Publishing

Dumani dhe 14 prokurorë të tjerë përzgjidhen për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas KLP,  garën për në SPAK do ta vijojnë më tej prokurorët Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabellui, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Kandidatët kanë kaluar fazat përzgjedhëse dhe konsiderohen favoritë për t’u bërë pjesë e SPAK, ndërsa përvec përzgjedhjes nga KLP, këta kandidatë duhet të kenë kaluar edhe procesin e vetting-ut për të patur mundësinë që t’i bashkohen strukturës që do të hetojë zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe bandat e krimit të organizuar.

Please follow and like us: