Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i Vaçe Zelës, lamtumira e vajzës së tij Irma!

 Fotografia e Irma Rodiqi

Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë, shkruan vjza e tij, Irma Rodiqi.

———————————————-

Vielen warst Du vieles,
mir warst Du alles.

Liebe Verwandte, Freunde, Kollegen

Unendlich traurig musste ich heute Abschied nehmen von meinem geliebten Papa, Peter Wolfgang Rodiqi.

Ich habe ihn so sehr geliebt, fast ohne es zu wissen und ohne es zu fühlen, weil es so natürlich wie leben ist; und habe bis zum Augenblick der letzten Trennung nicht gespürt, wie tief die Wurzeln dieser Liebe hinabreichen. Er hinterlässt eine Leere, die in Worten keiner auszudrücken vermag.

Mein liebster Papa, Dein letztes an mich gerichtete Wort war “Danke”. Dabei muss ich Dir danken, dass ich Dich haben durfte. Ich werde Dich ewig lieben, Papa! Du bleibst in meinem Herzen für immer.

Schmerzerfüllt

Irma Rodiqi.

Please follow and like us: