Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

Fotografia e Avdush Canaj

Atje

 

Atje është deti,
edhe pulëbardha.

Bukuria e këngës sime
është atje
me sirenat
te bregu.

Po shkoj t’ua puth dorën
me gishtërinjët e diellit,
nga një kopsë ylli
t’ua falë,
këmishat t’mos ua merr era.

Fotografia e Astrologe Meri Shehu

Të kam zemër

Hëna ma lë çdo natë
nga një përrallë të gjatë
te dritarja e gjumit.
…
Hëna nuk doli sonte në takim,
s’kishte shkruar
asnjë përrallë për ne.
…
Lulekuqja në prehër të grurishtës.
Dielli
e puthi në buzë.
…
Fluturojnë pëllumbat nga hareja,
secili më falë nga një varg
për vjershat e reja.
…
Flutura më fton
në katin e tretë të lules
për një faqe ditari.
…
S’e dëgjova mirë kush tha:
Të kam zemër!
Dallëndyshja apo guguftuja?
…
Gjithë bukurinë e pranverës mblodha
për një fustan me rimë
për ëmbëlaken e klasës sime.

Gjilan, 12 prill 2019.

Fotografia e Avdush Canaj

E diellta

Ajo fliste me lulet
si me mua,
e dinte kur u pihej limonata,
kur u duhej kënga
e përrallat e blerta.

Për ditëlindje të tyre
bëhej flutur.

NANA,
e diellta.

Kur e mashtroi gjumi
lulet dënesen
si unë e motra.

Fustanet e dhembjes
i veshën.