Albspirit

Media/News/Publishing

‘ZAMBAKË NË ERË’, romani i ri i Ndue Gjikës

Fotografia e Sadik Bejko

Fotografia e Sadik Bejko
Botoi MUZGU, Tiranë, 2019

Një grua e bukur nga një qytet Jugor zbret në jetën e një qyteti ‘të vockël’ province dhe aty, pa dashjen e saj, trazon ujëra të ndënjura e gjendje të ngurtësuara shoqërore.
Dekori i provincës është i tillë që shefat veçse në punë i kontrollojnë vartësit e tyre dhe jashtë saj në lidhjet e tyre familjare a miqësore; prindërit kontrollojnë deri jetët intime të fëmijve të rritur… të gjithë këtu e përgjojnë dhe e përgjojojnë nga pak tjetrin.
Gruaja e ardhur sjell me vete një dramë… Sjell dhe dashurinë, bukurinë, dinjitetin… mbi të gjitha, ajo di t’i marrë në duart e saj frerët e jetës së vet.
Me kohë, arrin ta ndërtojë për mirë jetën e saj dhe të atij që do… të një njeriu nga ky qytet…i cili, më së fundi, mëson t’i marrë vetë vendimet për jetën intime.
Është një prozë që sjell karaktere, ngjyrë lokale në vizatimin e mjedisit,…
Dhe një grua të bukur që jo si ‘luftëtare” feministe, por me mirësinë e butësinë organike të karakterit të vet i thyen të gjitha barrierat.
Më pëlqen ky libër i përfunduar në Sant Louis, ku sot jeton autori.
Libri ka 192 faqe.
Redaktor Sadik Bejko.
Korrektor letrar prof. dr. Emil Lafe.

Fotografia e Sadik Bejko

Please follow and like us: