Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë ishte i zhytur në borxhe, në kërkim dhe ‘mbarëkombëtarë’ të tjerë që grabisin shqiptarët për gjoja cështjen kombëtare

Mediat holandeze raportojnë mbi vdekjen e shqiptarit në një krim që mbetet i pazbardhur.

E përditshmja De Telegraf shkruan se Festim Lato, i vetëshpallur si President i Republikës së Çamërisë, u gjet i vrarë pasditen e së shtunës. Lato ishte shpallur i zhdukur prej një jave kur familja raportoi se nuk kishte asnjë të dhënë ku ndodhej. Shtëpia e Latos gjendet në Afferden, zona Maas and Waal. Në banesë valëviten flamuri holandez, ai amerikan dhe ai shqiptar. Trupi i të ndjerit u gjet buzë rruge në Nijmegen, në zonën Nieuwe Ubbergseweg nga ku dhe u tërhoq nga ekspertët mjekoligjorë. De Telegraf raporton se Lato jetonte prej shumë vitesh në Holandë dhe merrej me biznes. Ai ishte i zhytur në borxhe që kapin shuma prej miliona eurosh, raporton gazeta holandeze duke shtuar se po ashtu Lato punonte intensivisht për promovimin e idesë për Çamërinë republikë.Sakaq një ndër personat pranë Latos, Angelo Ali Aliu tha në rrjete sociale se Lato u vra në atentat duke hedhur dyshime për krim politik.

Please follow and like us: