Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Përrallat me mazhorancën e Rajmondës dhe minorancën e Edmondit

Përrallat me mazhorancën e Rajmondës dhe minorancën e Edmondit, nuk mund të fshehin pisllëkun që është kurdisur kundër çdo ligji!

Edhe ligji anti-kushtetues që bënë për këtë çështje KA RËNË NGA FUQIA!!! Ka rënë sepse vetë i vunë afat atij ligji deri në dhjetor 2018.  Nuk ka asnjë, po asnjë ligj sot në fuqi që të justifikojë as shembjen e teatrit, as ndërtimin e një të riu, as me para publike e as me marrëveshje private!

NUK KA! Ose të na e tregojnë ku e kanë, se mbase e kanë sekret si tenderat që bëjnë fshehtas.

Por në inventarin publik të ligjeve në fuqi, nuk ka një ligj që ti legjitimojë. Edhe ligji për legalizimin ka rënë tashmë nga fuqia. Ndaj s’ka fare rëndësi se ç’thotë “mazhoranca” e Monda Bulkut e as “minoranca” e Mond Budinës!

Teatri Kombëtar është pasuri publike dhe pjesë e trashëgimisë historike e kulturore. Mazhorancat e minorancat nuk pijnë ujë fare! Kjo është çështje e pastër ligjzbatimi. Normalisht nuk kemi pse të presim SPAK për të ndaluar keqbërësit…  Por këto krime as parashkruhen e as harrohen.

Please follow and like us: