Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: ‘Gjahu dhe preja e radhës’

 

Image result for sulme online

Disa këshilla për të përballuar stresin e sulmeve online dhe abuzimin e portaleve me titujt bombastikë që publikohen për lexuesit

Portalet janë shëndërruar në vampirë energjie dhe pa pyetur fare për pasojat hidhen në sulm për kapjen e ‘prejës së radhës’.

Ka pak ose mund të themi numërohen me gishtërinjtë e duarve personazhet publikë që kanë shpëtuar pa rëne ‘pre gjahu’ nga portalet për disa klikime që ne fakt bëjnë sikur fitojnë, por përjashto pak portale që financohen për shkrime politike nga një subjekt i caktuar politik ose jo vetëm, klikimet nuk të japin fitime, unë vetë jam në treg me një portal.

Nga një sulm që i bëhet një personi me një titull krejt të pavërtetë atij/asaj i ke shkaktuar një dëm të madh dhe pasojat pas një ekspozimi të tillë janë kryesisht të tipit shëndet ‘mendor’, ‘fizik’ dhe ‘psikosocial’.

Ja disa prej tyre:

  1. Djersitje e tepërt sepse stresi që shkaktohet aktivizon gjëndrat apokrine

Ka pafund gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla. Kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

  1. Kërcitje e dhëmbëve

Studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve. E mund të ngelet e padiagnostikuar duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës dhe të tjera probleme si për shembull me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

  1. Rënie të flokëve

Stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sipas mjekëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose gjatë krehjes.

Stresi dhe netët e gjata pa gjumë shoqërojnë njëra-tjetrën.

Mënyra e vetme është të arrini të flini dhe të qetësoheni që të mund ta largoni sadopak stresin.

  1. Lodhje e përgjithshme

Lodhje e përgjithshme e cila shkaktohet si pasojë e pagjumësisë dhe stresit, si shkak i prodhimit me shumicë të hormoneve për të përballuar stresin vjen lodhja e muskulaturës dhe fizikisht je i pamundur për të realizuar shumë punë të ditës tuaj.

  1. Ulje e oreksit dhe rënie e dëshirës

Ulje e oreksit dhe rënie e dëshirës për pijet dhe dëfrimin ose e kunderta, shtim i sasisë së ushqimit sepse stresi shton instiktin per të konsumuar pa vetëdije ose për pije deri në dehje që t’i kthesh vetes humorin.

Për ata që s’e dinë apo që nuk mendojnë se e kalojnë lehtë, mund të themi se stresi rezervon plot ‘shaka’ të pakëndshme, nëse nivelet e tensionit dhe të ankthit nuk mbahen nën kontroll, rreziqet që i kanosen shëndetit prej tij janë tepër të mëdha.

Si të mbroheni që ky stres që të mos përsëritet dhe të mos t’iu vëjë përpara? Pikësëpari duhet të kuptoni tipin tuaj.

a. Përballimi i stresit nuk është aspak i lehtë në vetvete.

Stresi ndikon te psikoza dhe gjendja e njeriut si dhe aftësia për ta menazhuar; stresi mund të jetë ose ‘puthja e vdekjes’ ose ‘lezeti i jetës’ thotë një shprehje. Çështja është si ta përballosh.

b. Varet shumë nga temperamenti dhe gjendja shëndetësore e cila ndryshon nga një njeri te tjetri.

Prandaj, ajo që streson dikë, nuk streson një tjetër, disa fillojnë alkoolin, drogën ose duhanin, të tjerë marrin zakone jonormale në të ngrënë ose ngulen para televizorit ose kompjuterit, zakone që jo vetëm nuk e zgjidhin problemin, por mund ta përkeqësojnë.

Atëherë, si të mësojmë ta përballojmë stresin si duhet?

Unë po sjell 5 këshilla të vlefshme:

  1. Nëse nuk je praktikues i fesë afroju asaj sepse është një formë lehtësimi

Shumë veta kanë arritur t’i përballojnë streset duke zbatuar këshillat praktike të Biblës dhe Kuranit. Mund të të hyjë në punë mençuria e atyre që i kanë shkruar sepse janë të provuara dhe të vërtetuara, është një fuqi mbi natyrore që të bën të mendosh në mrekullitë e shërimit nga Krishti dhe Muhamedi, ju e dini që të dënuarit gjithmonë bëhen praktikantë të fesë.

Me të drejtë: Bibla thotë: “Mos jini kurrë në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja do të këtë ankthet, por edhe zgjidhjet veta”.

Provo fuqinë e lutjes.

“Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi [Perëndinë], sepse ai interesohet për ju”

Perëndia kujdeset për të gjithë…

 

  1. Hapja zemrën një familjari ose miku të besuar

Studimet tregojnë se mbështetja e njerëzve të dashur është vazhdimisht mbrojtje më e mirë ndaj çrregullimeve që vijnë nga stresi i shkaktuar nga një sulm online.

Një shok ose shoqe e vërtetë të do në çdo kohë dhe të bëhet vëlla ose motër në ditë të vështira.

  1. Rutina e të menduarit që s’të lë të marrësh frymë të lodh ndaj përpiqu të gjesh kohën për të pushuar dhe të flesh mjaftueshëm

Vendos përparësitë e mençura dhe bëj jetë modeste.

Mendo si ta thjeshtosh jetën e jo të shtosh shpenzimet me sebepin të shpëtoj nga stresi se vetem sa e ke shtuar atë

  1. Nëse jeni shumë të mërzitur përpiqu të ruash qetësinë

Merr frymë thellë e mos reago drejtpërdrejt në nervozizëm e sipër në rrjetet e tua sociale se vetëm sa do e shtosh dëmin e sulmin ndaj teje.

Mos i hidh benzinë zjarrit. “Përgjigjja e butë e largon tërbimin, por një fjalë e ashpër ngjall zemërim”, thuhet në një proverb.

  1. Përpiqu të sqarosh vetëm adhuruesit tuaj dhe anashkaloni komentet negative të personave të panjohur dhe me profile false sepse kështu i ke dhënë dinjitet vetes

Mundohu të falësh.

Falja është jo vetëm e bukur, por edhe ilaç i mirë për shpirtin dhe mendjen, prirja për të mos falur, sjell rritje të ndjeshmërisë negative që demton rëndë shëndetin tuaj. A ia ka vlejtur? Vallë?! Kurrsesi jo?!

Please follow and like us: