Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: PROF. PETRAQ KOLEVICA ASHT MENDJE E NDRITUN

 

 Image result for petraq kolevica

Prof. PETRAQ KOLEVICA

1934 – URIME PER 85 VJETORIN E LINDJES…

Profesor Kolevica shkruen: “Sa mirë që vdiqën Rilindësit tanë! Të lumtë ata…”

E sollën në Tiranë.., po Prof. Kolevica, asht një shkamb që nuk i hiqej një lesker…

Një dijetar i vertetë me Shpirtë të paster si biluri dhe Atdhetari të perkushtuem.

Krijimtaria e Tij asht një shperthim vullkanik që me laven e vet shkrumon perfundimisht  “realizmin socialist”, shkatrrimtarin dhe dhunuesin e artit vertetë me tradita Europjane, që në Shqipninë e porsa lirueme nga turqit, Rilindja kombtare i vuni temele qytetnimi.

A doni të dini o Rini Shqiptare se, kush asht Prof. Petraq Kolevica? Lexoni:

POEZI NGA PETRAQ KOLEVICA:

VIGANI QË PREHJE NUK GJETI

Për kujtim dhe nderim “Epikut më të madh të shekullit”, At Gjergj Fishta!

Një frat të pafat po tërhiqnin me dhunë.
Në terrin e natës, nja katër spiunë,
E nxorën nga burgu, ku hoqi sa mundi.
Tani, më të keqen, do hiqte së fundi.
E shanin, e tallnin, gjith’ rrugës, parreshtur,
Sa vajtën te varri në kishën e heshtur.
Atje ishte varri, ku prehej poeti,
Vigan’ i lahutës që prehje nuk gjeti.
Dhe frati shpejt puthi një gur të llustruar,
Kur pa përmbi të – At Gjergj Fishta – të shkruar.
O frato, – i thirrën, – na kazmën dhe bjeri,
Shkallmoje krejt varrin me pllaka mermeri!
“Ky varr, ba m’u prish, ka m’u prish dhe Shqypnia”.
Dhe ra, pushtoi varrin me krahët e tija.
Po horrat e çuan, e shembën me grushta
Dhe varrin e prishën me kazm’ ata pushta.
Tani, frat-o, jepi, gërmo shpejt e shpejt
Dhe eshtrat e varrit këtu nxirri krejt.
Dhe frati gërmonte, ç’të fliste më kot?
Dhe eshtrat që nxirrte i lante me lot.
I nxori të gjitha, po kafka ku ish?
Kërkoje! – i thirrën, – kërkoje sërish!
Dhe frati gërmonte me thonj e me duar
Që mos të dëmtontë at’ kafkë të çmuar.
Dhe ja ku e gjeti! Me gishtat e mpirë,
E ngriti, e puthi dhe ngeli i ngrirë.
Si dridhej në duar kjo kafk’ e poetit!
Figura e fratit – fantazm’ e Hamletit.
Tani, frat-o, futi kokallat në thes!
Dhe frati i fuste ngadal’, me kujdes.
Dhe thesin ata përmbi shpinë ia vunë.
Rrëshqanthi e shpunë tek ura mbi Bunë.
Tani, o frat, flaki kokallat në lumë.
Këtë, jo! – tha frati, – këtë s’e bëj unë.
Si the, mo! – i thirrën, – si the ti, mor qyq?
Po frati s’përgjigjej se po bënte Kryq.
Këputi një shkelm, të dëgjojë, idioti.
Po frati s’dëgjonte se lutej te Zoti.
Dhe qentë e tërbuar s’duruan më shumë
Dhe kockat dhe fratin i flakën në lumë.
Dhe ikën të qeshur e duke nxituar
Të merrnin shpërblimin për krim’n e shëmtuar.
Po ndërsa fundosej kufoma e fratit
Agimi zbardhonte nga pas Rozafatit.
Dhe uj’rat e Bunës vërshonin, ushtonin,

Poetit dhe fratit lavdin’ i këndonin.
Tiranë, 16 shkurt 2006.

 

Ju falemnderës, Ju uroj jetë të gjatë e shumë shndet i nderuem Prof. Petraq Kolevica!..

            Melbourne, 30 Gusht 2019.

 

Please follow and like us: