Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: AKSIONERË TË MAJMË NË PARA, HERONJ MITOMANË NË POLITIKË

Fotografia e Alb-Spirit.com

Sadik Bejko

 

Që nga Roma antike, qeverisur me Senat dhe me Perandor, u fut ideja e fuqisë aksionere në politikë. Kjo do të thotë: fuqia jote politike varet nga aksionet e tua në bursën e politikës.
Nëqoftë se ti (për delir a për marrëzinë tënde) i dorëzon aksionet e tua politike (bankare), nuk të ka faj askush që ke mbetur në zero kredite. Je me vetëdashje një i falimentuar. Pa llogari, pa aksione, pa fuqi në vendimmarrje. Këtë marrëzi-dorëzimin e mandatetve (e aksioneve në bursën e politikës) bëri opozita shqiptare. Ajo tha: ne po dalim nga një bursë jo e moralshme politike. Udhë e mbarë!, u thanë. Por… budallallëk. Bursat matet me aksione bankare, jo me kredite morale.
Vakumin e opozitës tentoi ta marrë Presidenti i Republikës. Një tjetër….marrëzi. Sapo bëhesh president, ti i ke dorëzuar aksionet politike. Nuk je më aktor në politikë.
Ngjarjet që pasuan këtë politikë, dmth që njerëz pa aksione, pa kredite, rrahën, kërkuan t’i imponohen kushtetutës nga rruga, nga bombat ‘Molotov’, nuk qenë të hidhura vetëm për opozitën, nuk qenë të hidhura vetëm për Presidentin, por për gjithë shqiptarët. Shqiptarët u futën në një qorrsokak që nuk dinin nga t’ia mbanin. Dhe janë në qorrsokak.
Zgjedhjet mbaruan pa e përfillur dekret Presidentin. Tani pushteti bashkiak po konstituohet, pa e përfilluar opozitën – presidentin.
…Por vërejmë se prapë Presidenti i Republikës, ligjërisht një garantues i Kushtetutës, po tenton të jetë faktor në bursën e politikës.
Kjo nuk ka logjikë. Zoti President, je pa aksione… i le aksionet, je pa pushtet të drejtpërdrejtë në politikë. Kështu thonë romakët e lashtë këtu e 2000 vjet. Edhe sot nuk vendos, veçse e dekreton politikën Elisabeta e Anglisë.
Kur Presidentit Meta iu përbuzën dekretet nga maxhoranca politike, (ndihmuar kjo dhe ndërkombëtarisht), se presidenti nuk ka aksione politike, pra nuk ka pushtet vendimmarrës, ai, shkëlqesia e tij Ilir Meta, u doli përballë fakteve kokëforta, me pamje të një antike, a folklorike militare dhe u thotë: unë jam Mic Sokoli, jam Vojo Kushi, jam Adem Jashari, etj.
Kjo, veçse propagandë tymuese, jo e dobishme, është logjikë kundërshtetformuese, është logjikë komitaxhinjsh. Mic Sokoli, Vojo Kushi etj. vepruan në kohë pushtimesh. Ju, zoti Prsident Meta, jeni President i një shteti që është anëtar i NATO-s. Fëmijtë e Mic Sokolit a të Adem Jasharit u shkrumbuan, hiri u ka mbetur pas. Ju, zoti President Meta, ju zoti Sali Berisha, zoti Fatos Nano, ju zoti Kryeministër Rama i keni fëmijët tuaj të garantuar, të mbështetur nga shuma të mëdha monetare, nga aksione të majme në biznese e në banka.
Disa prej bukurosheve të pinjojve tuaj na i nxjerrin bukur në intenet prapanicat me tanga.
Shkëlqesia juaj President, shkëlqesia juaj Kryeministër, ish-Kryeministër, që jeni aksionerë shumash të mëdha në banka, nuk po u themi gjë. Kjo dihet, vërtetohet nga shpenzimet Tuaja…t’i gëzoni.
Po mos na fyeni, mos na u bëni lipinjarë, mos na u shtirni heronj për të tjera kauza. Mos u përpiqni të na gënjeni me lojna e me ojna, me mic sokola e me herojna.
Aksionet tuaja do kishin vlerë po të ishin në të mirën e historisë së shqiptarëve, jo vetëm në të mirë të dinastive tuaja, të familjarëve tuaj.
Përfundimi:
Lajmet thonë se së shpejti, në një vend nordik Kryeministri ynë piktor do të hapë një ekspozitë pikture. E vlerësoj talentin e tij. Me imazhe aspak prej këso jete. Piktor ireal për të mos thënë një postmodernist dekadent. Kjo i rri shumë pranë dhe imazhit të tij publik me çitjane, me qillota, me nallane.
Veçse… çfarë do ky Burri gjasme ekxelent, dekadent, në postin e një kryeministri me mostra droge, me mostra trafiqesh, ku qeveria bashkëpunon me gjithë qelbësirat nga janë e ku s’janë, që të mos ketë zgjedhje të lira, por të vjedhura… Edhe pse të çertikuara ndërkombëtarisht.
Ah vojokushs President, ah Kryeministër pa zgjedhje lokale, por me breshka, me arabeska pikture…në internet.

Please follow and like us: