Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Anglezët protestojnë, shqiptarët pushojnë?!

Image result for protesta kunder boris xhonson

 

BBC e hap faqen e parë me titullin, protestat përfshijnë vendin. Kjo për shkak se kryeministri ka bindur mbretëreshën për një pezullim të përkohshëm të institucionit të kuvendit. E gjitha në lidhje me oshilacionet politike të daljes së Anglisë nga Bashkimi Europian. Në fakt kjo është një situatë midis atij anglezit të ftohtë i cili nuk do që taksat e tij të mbulojnë firot e rajonit, ku demokracinë e bëjnë neokomunistët me bindje shpirtërore dhe lidhje gjaku, kurse shoqërinë, civilizimin etj., ata që hanë fara luledielli.

Eshtë një betejë sa politike dhe sociale dhe e atij anglezi me dëshirën për të parë një njësi administrative të plotfuqishme si Shtetet e Bashkuara të Europës. Nuk kanë probleme ekonomike të vendeve të treta, në fund të fundit janë Anglia, sa sundues aq edhe demokratë. Nuk ka ndodhur që të iki gjysma e parlamentit dhe gjysma të zëvendësohet menjëherë me lista. Dhe kurrë nuk ka ndodhur të mbajnë zgjedhje vetëm, vetëm me një parti. Dhe kurrë nuk kanë patur komisionerë a gjyqtarë që ngrenin trekëndësha për veten duke i thënë njëshit që ‘fol se tani në vend varem për ty; kë vendim të shfuqizoj e kë ta mbuloj me ar për ty”?

Një pezullim parlamenti përflitet dhe kaq, protesta. I madh dhe i vogël. Dhe po të shohësh pankartat e tyre janë, ‘Stop Brexit’, ‘Mjaft Boris’, në adresë të kryeministrit aktual. ‘Mbroj demokracinë’, ‘Mos fol në emrin tim’, ‘Jam europian’, ‘Jo mure mes Anglisë dhe Europës’, ‘Demokracia është një filxhan çaji’ etj.

Shqiptarët me shtypin e tyre, pushime në det, në male. Mihali, spanjolli, Rama, Veliaj… Burrat e Shkodrës. Sokol Balla kap majat. Heqin Krastën dhe Rakipin. Do futemi në Europë. Opozita, ta shihni në shtator, ja edhe dy ditë do pushojmë… ikin refugjatët. Presidenti ngjit Korabim me Kallakun. Çfarë tha Amerika, po Palmeri…? Kurse shqiptarët si shoqëri civile…, ka vdekur këtu. K

ëtu gjithçka ka mbaruar. Nuk të lënë këta. Këta të hanë të gjallë. Dhe këto nuk janë rezultate të rastësishme. Mjafton një kalkulim i thjesht, nga 1990 e deri më sot kabineti qeveritar anglez është ndërruar Margaret Thatcher, John Majer, Tony Bleir, Gordon Brown, Davide Cameron, Teresa May dhe së fundi Boris Johnson që ne e nxorrëm turk me prejardhje shqiptare. Pra afro 8 kryeministra e për rrjedhojë me rrotacione fine, gati të pandjera, pa asnjë krizë ngërç me përplasje dere, djegie, njohje a mosnjohje zgjedhjesh etj. Por kot nuk janë Angli dhe kot shqiptarët nuk paguajnë qimet e kokës për t’u bërë qytetarë anglezë. Kurse ne ngul e shkul katër emra, njëri më presh se tjetri.

Please follow and like us: