Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan Haxhiraj: Presidenti, Parlamenti dhe 87% e shqiptarëve!

 

Image result for hedhin deputetin ne kosh plehrash

Ukrainasit hedhin deputetin në koshin e plehrave.

 

 

E hëna në Tirane filloi me një komedi që shqiptarët kanë gati 30 vite që e shohin me përbuzje, por kjo nuk mërzit aspak aktorët politikë, përkundrazi ata nuk lënë çast që urrejtja popullore kundër tyre të shtohet.

Komisioni Parlamentar i përgatitur me një regji të veçantë ku klima duhet të paraqitet si normale, e qetë, e qytetëruar ka diçka shumë të rëndësishme që nuk përputhet me atë që në të vërtetë klima politike ka  prodhuar në tre dekada.

Kaosin, gjuhën e urrejtjes, krimet, arrogancën dhe mbi këdo nga këto shkëlqen padituria.

Nuk kërkoj të analizoj këtu debatet dhe replikat në Komisionin Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Sepse Parlamenti, Presidenti dhe të gjitha organet e tjera ligjzbatuese, 87% e popullit u ka dhënë përgjigjen pak javë më parë duke mos u paraqitur në kutitë e votimit.

Dhe të gjitha debatet politike këtu bien.

Janë jo të legjitimuar.

Kjo klasë politike është hedhur në kosh.

Shqiptarët kësaj klase politike i kanë vënë vizën e kuqe.

Atë vizë që i kanë vënë SHBA dhe gjithë partnerët kryesorë.

Të gjithë debatet e këtyre orëve për të vlerësuar pamjet duke përjashtuar përmbajtjen, thelbin dhe mesazhin politik që kjo klasë politike ka paraqitur para punëdhënësit të vetë popullit shqiptar në këto dekada është maskarada më famëkeqe që një shtet mundej të dhuronte.

Sepse këta janë një.

Parlamenti, Presidenti, pjesa kryesore e institucioneve janë një shkollë, janë një produkt politik.

Janë një.

Duke folur për ta i legjitimojmë.

Bota nuk i viziton më, bota e qyteteruar u ka vënë vizën si e keqja më e madhe që këto 107 vite shteti shqiptar ka parë.

Ndaj të bëjmë durim edhe pak javë deri sa Perëndimi me forcat më të mira shqiptare kudo ato ndodhen brenda dhe jashtë vendit të ndezin motorat e Operacionit SPAK.

Ai vlen sa 1000 komisionet e këtyre.

Këto janë javët e fundit ku shqiptarët do të durojnë akoma këto farsa politike.

87% e shqiptarëve këtë klasë politke e ka lënë pa punë.

Ata e kanë bërë ndarjen e madhe midis të mirës e të keqes.

Ata nuk i falin më.

Please follow and like us: