Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthyesi i dinamitit, që rrëzoi nga pushteti presidentin argjentinas

Në vitin 1949, një nga presidentët më të dashur të Argjentinës, Huan Peron, donte që vendi i tij të bëhej një fuqi bërthamore. Për ta arritur këtë, ai punësoi dr. Ronald Rihter. Ky pretendonte të ishte një shkencëtar nazist i rangut të lartë dhe një nga ekspertët kryesorë të botës për energjinë bërthamore. Në fakt, ai ishte një austriak që kishte punuar vetëm për 6 muaj si teknik i shpërthimeve, si ato që bëheshin në Krrabë të Tiranës nga forcat vullnetare. Pavarësisht nga ajo, Rihter bëri sikur punoi për gati 1 vit. Kur Peron e pyeste se ku po shkonin paratë e tij dhe nëse kishte ndonjë përparim, Rihter i mburrej se nuk e kishte zgjidhur vetëm problemin e ndarjes atomike, por ai kishte arritur të  të pamundurën: fuzionin mekanik. Edhe pse ky do të kishte qenë një zbulim i madh shkencor, Rihter kërkoi nga Peron që të mbante sekret detajet. Në vend të kësaj, Peroni iu mburr botës në marsin e vitit 1951. Komuniteti shkencor ishte skeptik. Për të provuar se nuk gënjente, Rihter kreu një demonstrim të shpërthimit të tij. Në fakt ishte një shpërthim i rremë eksplozivi TNT, që nuk bindi askënd. Shkencëtarët e njohur nazistë, si Verner Hajzenberg thanë se nuk kishin dëgjuar kurrë për Rihterin, gjë që shkaktoi nisjen e një hetimi. U zbulua se Richter nuk kishte arritur në fakt asgjë. E gjithë kjo aventurë i kishtë kushtuar Argjentinës miliona dollarë. Ushtria arrestoi Rihterin dhe pak më vonë rrëzoi nga pushteti edhe Peronin, nëpërmjet një grushti shteti.

Please follow and like us: