Albspirit

Media/News/Publishing

Bledi Mane: 30 VJET BURG PËR SAIMIR TAHIRIN!

Fotografia e Bledi Mane

Nga Bledi Mane-Public Enemy
****
Kësaj here titullin e vërtetë të shkrimit tim po e vendos në shpinën e kësaj gruaje. Është Blerina Gjylameti, një femër anonime që u fut në zyrat e Partisë Socialiste nga dera e pasme gjatë vitit 2013 kur fitorja po i buzëqeshtte opozitës së atëhershme. Dhe merita e vetme e Blerinës ishte dobësia që kishte për këtë grua, ish kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri. Por Blerina nuk ishte e vetmja, lista e femrave pikëdobëta të Tahirit kishte edhe nëntë të tjera. Duke shfrytëzuar dobësinë e Edi Ramës për Tahirin, Tahiri koorporoi dobësinë për femrat e tij dhe profitet shpërthyen. Me përjashtim të Armina Mevlanit që u largua me mision tjetër, 9 femrat e tjera u katapultuan deputete, drejtoresha, këshilltare dhe shefe sektoresh në administratën e qeverisë socialiste.
Dobësia e Saimir Tahirit ishte dualiste. Jo vetëm për femrat, Tahiri ishte edukuar edhe me tribalizmin e fortë lab të prindërve të tij. Kopjoi keq Sali Berishën dhe zëvendësoi në Policinë e Shtetit, tropojanët me tepelenasit. Këta të fundit me poste kyçe në mbrojtjen e rendit, shkërdhyen çdo normë qytetarie dhe ligjore. Shkatëruan Lazaratin por ndërtuan perandorinë e hashashit në gjithë Shqipërinë. Me bekimin e heshtjes së Edi Ramës, me kungimin e britmave të Koço Kokëdhimës për legalizim kanabisí, me indiferencën e djallëzuar të socialistëve të vjetër brenda PS-së, Shqipëria u mallos aq keq sa nuk po dinte ku ta shiste mallin, pordhët, lekët, arrogancën.
I rrethuar nga beniaminë syleshë, Tahiri yshti egon e tij diletante dhe makutëria e tij harroi për një çast se Habilajt po bënin namin me emrin e tij por Sajme makiavelisti tashmë po i përkushtohej përgjimit dhe ndjekjes së çdo kundërshtari. Aq keq u verbua Saimir Tahiri, sa duke joshur mediat e Tiranës kujtoi se kishte vënë në gjumë xhelozinë e Ilir Metës, Fatmir Xhafës, Erion Veliajt, Adriatik Llallës dhe si pasues imagjinar i Edi Ramës po arkivonte mëkatet e kundërshtarëve që nesër t’ua përdorte për mbyllje goje. Mbyllje goje për këta banditët tanë por kurrësesi jo mbyllje syri për aleatët.
Në Bruksel dhe në Washington Saimir Tahiri përkëdhelej duke abuzuar me besimin e tepruar por nuk zgjati shumë. Brukseli nuk është si Endri Fuga, Washingtoni nuk është si Edi Rama ndaj dashuria për Tahirin u bë pis e u gris jo vetëm nga demaskimet e opozitës.
Saimir Tahiri nuk puth më në politikë dhe këtë ia kam thënë edhe në sy. Dënimi i djeshëm nga gjykata e krimeve të rënda është i lehtë, shumë i lehtë. Tahiri përveç kokëfortësisë që po tregon ndaj Washingtonit duhet të dënohet me 10 vjet burg edhe për TRE vepra të rënda penale:
1-Hashashëzimin e Shqipërisë
2-Kurvërizimin e Partisë
3-Tepelenizimin e Policisë

Please follow and like us: