Albspirit

Media/News/Publishing

2004/Kur Presidentit Rugova merrte Çmimin e Evropës

26 mars 2004 – Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka akorduar Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004.

Kryetari i Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi, Dr. Aloiz Mok (Alois Mock), ish-ministër i Jashtëm i Austrisë, ka njoftuar përmes një letre dërguar Presidentit Rugova ditën e enjte se bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

  1. Mbreti i Spanjës Huan Karlos,
  2. Helmut Kol,
  3. Ronald Regan,
  4. Oto fon Habsburg
  5. Emil Konstantinesku.

 

—————

Më 18 shtator 2004, në mjediset e Kuvendit të Kosovës Dr. Oto fon Habsburg, kryetar i Unionit Panevropian Ndërkombëtar i dorëzoi Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova Çmimin e Evropës për vitin 2004.
Këtë çmim Presidentit Rugova ia ka dhënë Fondacioni Coudenhove-Kalergi.
Dr. Oto fon Habsburg, në një sesion solemn do mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës. Zoti Hamsburg njihet si përkrahës i çështjes së Kosovës.
Fillimisht ishte menduar që Çmimin do t’ia dorëzonte Presidentit Rugova zoti Aloiz Mok, ish-ministër i Jashtëm dhe zv.kancelar i Austrisë, i cili, për shkaqe shëndetësore, nuk ka mundur të vijë për vizitë në Kosovë së bashku me delegacionin evropian, që e kryeson Dr. Habsburg.

Please follow and like us: