Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori italian: Kushtet janë plotësuar, të hapen negociatat me Shqipërinë

Pas rekomandimit të kushtëzuar të Gjermanisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë nga ana e Bashkimit Europian, ambasadori italian në vendin tonë shprehet në favor të vendit tonë.

Duke folur ditën e sotme nga tryeza e OSBE për reformën zgjedhore, pjesë e së cilës u bë edhe opozita joparlamentare, Alberto Cutillo tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

Sipas tij, zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

“Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos reformën zgjedhore. BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani”, u shpreh Cutillo.

Ambasadori shtoi se të hapësh negociatat nuk do të thotë të jesh anëtar i Bashkimit Europian, por të nisësh rrugëtimin drejt saj.

Please follow and like us: