Albspirit

Media/News/Publishing

Saga e vilave të Bllokut në Pogradec/Rrebelimi i shkrimtarit të shquar turk, Azis Nesin, bllokmenët e rinj dhe çmenduria pas vitit 1997 (9)

Image may contain: 1 person, suit

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

Shkrimtari i shquar turk Aziz Nesini gjatë vizitës në Pogradec: Pse gënjeni, ju paskeni baza të huaja në Shqipëri!

 

Kam patur rastin të jem në grupin e shoqërimit, krahas Dritëro Agollit (kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve), Niko Nikollës (shkrimtar humorist dhe kryeredaktori i Revistës ‘Hosteni) ta shoqërojmë shkrimtarin e madh turk Aazis Nesin, gjatë vizitës që bëri në Shqipëri. Siç dihet ai bëri edhe një vizitë në Pogradec. Makina kur doli në majën e Qafë Thanës, duke u shfaqur befas magjia e liqenit të kaltër, Hazisi kërkoi të qëndrojë, por Niko Nikolla si pogradecar që ishte i thotë: “Prit, avash-avash, se nuk ke parë gjë akoma”.

Makinat ecën përgjatë liqenit duke e çuar për në Drilon kur papritur devijon në një rrugë tjetër. Shkrimtarit turk i pëlqeu bregu dhe thotë përnjëherësh: “Çfarë ndodhi, pse ndryshuam papritur rrugën”?

“Nuk lejohet këtej”, i thonë shoqëruesit, ndërkohë që në mes të bulevardit është shfaqur një ushtar i Gardës së Republikës me armë në dorë.

“A e kuptova, thotë shkrimtari turk, kjo qënka bazë e huaj…”.

“Jo, e kundërshtuan ne, nuk kemi baza të huaja, por kjo është rezidenca e udhëheqjes së lartë”.

“Jo”, tha prerë Azis Nesini.

Dhe vërtet kjo pjesë e bllokut të vilave në Pogradec ngjasonte me një bazë të huaj ushtarake ku nuk shkelte këmbë njeriu, pjesa më e bukur e qytetit dhe e plazhit në një gjatësi prej 3 km dhe një park prej 20 ha ishte vetëm pronë e tyre. Ajo ka qenë e bllokuar për qytetarët e thjeshtë që nga viti 1961 deri në vitin 1993 kur u hap rruga dhe kushdo mund të kalonte lirshëm…

Kadare dhe Agolli me shkrimtarin turk, Azis Nesin

 

Shkatërrimi barbar i vilave dhe bllokmenët e rinj

 

Pas çmendurisë së vitit 1997 vilat u shkatërruan krejt, u grabit gjithçka që kishte brenda tyre dhe ato ngelën si skelete. Menjëherë në vitin 1998 filloi riparimi i tyre.

Madje pas u riparuan nga firma ndërtimi me tendera të majme. Drejtoria e Shërbimeve qeveritare filloi të sjelli orendi nga blloku i vilave në Tiranë. Kështu të gjitha pajisjet e vilës së  Mehmet Shehut erdhën në vilën ku kishte qëndruar Enveri për gati 30 vjet.

Dhoma e gjumit e Mehmet Shehut erdhi komplet në vilën e Hoxhës në Pogradec, thotë ish drejtoresha e vilave Lindita  Ibrahimi, madje edhe dysheku ishte po ai, me njollat e gjakut.

E kthyem dyshekun mbrapsh dhe aty në atë dhomë gjumi ‘Makbethiane’ ka fjetur Presidenti Berisha dhe më pas si kryeministër, Jozefina Topalli si kryetare parlamentit, presidenti Moisiu, Meidani apo deri tek Bujar Nishani  apo presidentja e Kosovës Jahjaga

Presidentët e Shqiprisë kanë fjetur në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Madje në të njëtin dyshek të gjakosur (të kthyer mbrapsh). Kjo është mëse e vërtetë, thonë burime zyrtare. Këtë fakt e mësuam gjatë zhvendosjes së dhomës së gjumit nga ish vila e Hoxhës që njihet si treshi tek vila 4 ku vetë drejtuesi aktual i vilave në Pogradec e pranon këtë fakt se dhoma e gjumit e Mehmet Shehut që ka qënë tek vila e Hoxhës në Pogradec është zëvendësuar me një të re dhe ajo u transferua tek vila 4.

 

 

Vilat sot

 

Atyre u ka humbur shkëlqimi i dikurshëm. Në vitin 1997 u shkatërruan krejt. Vetëm vila e Enverit u riparua nga një firmë ndërtimi duke harxhuar 300 milonë lekë dhe më pas hëngrën e qindra milionë të tjera që u ndërtuan të gjitha. Por projekti i të ashtuquajtur shëtitorja më e bukur e Ballkanit nga Lini në Tushemisht, përgjatë gjithë bregut të liqenit, thuhet nga burime zyrtare se edhe blloku i vilave nuk do të shpëtojë dot nga prishja e të gjitha ndërtesave në breg të liqenit. Kështu duket se shtëpive të shpirtërave të vdekur, siç njihen në Pogradec, po ju vjen fundi…

 

Please follow and like us: