Albspirit

Media/News/Publishing

Serioziteti i Reformës Zgjedhore, Gjuzi zgjedh ‘missin’ për t’u përfaqësuar

Deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar në lidhje me emërimin e Silvana Bushatit si nën presidente e Akademisë Kombëtare Konservatore Albania duke thënë se ai “nuk gjuan kollaj”. Pak kohë më parë deputeti Gjuzi ishte i pranishëm në një emision televiziv së bashku me ish-misin dhe i vuri në dukje dekoltenë e zbuluar.

“Je veshur shumë bukur, si ti si mbesa ime që kam këtu në krahë ashtu edhe vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) që s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”, tha Gjuzi. Pas këtij momenti, Silvana Bushati u shfaq në tryezën organizuar nga Zyra e OSBE për Reformën Zgjedhore si përfaqësuese e Akademisë Kombëtare Konservatore Albania. ““Nënpresidente e Akademisë Kombëtare Konservatore Albania Dr. Silvana Bushati në tryezën organizuar nga Zyra e OSBE”, shkruajti Gjuzi në Facebook.

Ndërkohë sot deputeti ka bërë një tjetër sqarim në lidhje me këtë propozim. Ai ndër të tjera se “njihet si përkrahës për ashtin e kombit të qytetarëve që ruajtën etnogjenezën shqiptare (komuniteti katolik dhe ortodoks)”.

Silvana Bushati është bërë e njohur për publikun nëpërmjet spektaklit televiziv “Kafazi i Artë” ku u përfshi edhe në një konflikt fizik me një banore tjetër. Sot ajo është pjesë e tryëzës së OSBE-së për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.

REAGIMI I KUJTIM GJUZIT

Sqarim publik.

Deputeti Ec. Kujtim GJUZI nuk gjuan kollaj.

Konservatoret kane detyrim Ligjor te japin suport te rinjve ne Politike sidomos e aq me shume personazheve te njohur ne boten e Artit, Spektaklit kultures kristiane e me shume. Une personalisht njihem per perkrahes per ashtin e kombit te qytetareve qe ruajten etnogjenezen shqiptare. ( komuniteti katolik dhe ortodoks )

Doktoreshe stamatologe Silvan Ndue BUSHATI ASHT PREJ 33 DITESH E PROPOZUAR SI NEN PRESIDENTE e Akademise Kombetare Konservatore ALBANIA DHE PER KETE DUHET TI DREJTOHENI JU PORTALE PRESIDENTIT DOKTOR I SHKENCAVE ENRIKO CEKO, NEN PRESIDENT Prof as. Dr. Stavri TRAKO DHE PO ASHTU Prof. Dr Roland SAHATCIA

Ju faleminderit miq dhe kundershtare gj.k dv KLM /Opinion.al

 

Please follow and like us: