Albspirit

Media/News/Publishing

Vritet lideri i ISIS, Trump zbulon detaje nga operacioni: Vdiq duke qarë dhe ulëritur

Lideri në arrati i grupit Shteti islamik është vrarë sot në një operacion të ushtrisë amerikane në sirinë veriperëndimore. Ky lajm u konfirmua nga presidenti i Amerikës Donald Trump. Duke folur nga shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al Baghdati ishte vrarë në një operacion të forcave amerikane. Në daljen e pazakontë para shtypit, të dielën në mëngjes, Trump tha se forcat speciale amerikane kishin kryer një operacion dhe e kishin arritur objektivin e tyre. “Ai vdiq pasi hyri në një tunel pa dalje, duke bërtitur, qarë dhe ulëritur gjatë gjithë rrugës”, tha Trump. Krimineli që u përpoq aq shumë të tmerronte të tjerët, i kaloi momentet e tij të fundit i mbërthyer nga paniku dhe frika e forcave amerikane që po i afroheshin – shtoi ai. Trump konfirmoi se nuk kishte patur viktima mes trupave amerikane por një numër ndjekësish të Al Baghdatit ishin vrarë. Po ashtu sipas tij ishte mbledhur një sasi e madhe materialesh të ndjeshme dhe informacionesh.

Please follow and like us: