Albspirit

Media/News/Publishing

Liljana Troqe: Mbi librin “Jetë buzë detit”

Image may contain: 1 person

Liljana Troqe

 

Emocione!…

E ç’të them për librin “Jetë buzë detit”, të Iskra Thomait. Nuk e kam të lehtë të artikuloj fjalët për një botuese të hershme, reçensioniste, intervistuese e përkthyese e tani vjen me librin e mallit, për të ringjallur emocionet për qytetin buzë detit, në atë qytet ku Iskra kaloi fëmininë dhe rininë… Skenari i kujtesës sime!…thotë ajo dhe ne, që jemi rritur bashkë ecim dorë për dore buzë atij deti të magjishëm dje edhe sot thotë në rreshtat e bukura të librit, siç ka ditur t’i qëndisë Iskra… Eca edhe unë nëpër rreshtat e librit dhe fantazia m’u ringjall, sepse jetoja vërtet ato skena aq të vërteta të sjella nga autorja, me larminé e pamjeve dhe mesazheve të ngrohta, që vetëm një penë e tillë prej profesionisteje mund ta bëjë..

E ku nuk më çoi Iskra me këtë libër… Sa bukur i bashkon kohët, atë, që kaloi natyrisht me të mirat e jo të mirat,me këtë kohë sot ku na vë përpara Elcën e përmallur nga emigrimi. E kujt nuk i rrjedh lot tek lexon këto kujtime të sjella aq vërtetësisht, sepse Elca është gjithandej sot. Kështu edhe tregimi për Roberton, më zgjoi kujtimet e një kohe kur e shihnim si gjigand nëpër rrugët e qytetit tonë dhe një ditë iku në gjysëm vëndin e tij në Itali, ku autorja na sjell me dhimbje fundin e tij në shtratin e vdekjes dhe ku ju mblodhën gjithë njerëzit e qytetit bregdetar, që ndodheshin atje.Tek derdh lotët atje në morg na afron edhe ne ti japim lamtumirën njeriut të mirë Roberto….

Ecën në një kohë tjetër ku zjarri dogji fabrikën ku ish babai i Anës përgjegjës. Ajo tregon dhe qan me penë, se lotët i ka derdhur dikur, sepse ai zjarr ju prishi ekuilibrat e jetës. E nga këtu ajo shtjellon shtruar ëmbël rrënjët nga ka dalë, edukimin aq të bukur nga e ka marrë e kënaqet tek vë kokën në portretin e prindërve të saj të fortë, të dashur, punëtorë e të ngrohtë. Ja pse ajo buron mirësi në çdo paragraf edhe atje ku mund të godasi fort. Por edhe ëmbëlsia vret kur është fjala për një të vërtetë. Ashtu siç rri mjalti në hoje, ashtu rri shpirti i saj i mirë, sepse thellësia e shpirtit të saj është si thellësia e detit, që ajo e adhuron shumë…Atje ajo kalonte ditët e gjata të pushimeve, atje në plazhin e vjetër përdore me babanë e vëllanë, por edhe me bashkëmoshatarët në kampet ditore të organizuara. E hap sëndukun e mbresave e me gurët, që i mblidhte kudo që shkonte bënte goditjen nga ku shihte xixat natën. Lojë fëmijësh, por jo pa emocion…

Rritet dhe me nënën përdore shkon në klasën e parë, por e formuar me personalitet, që nuk qan si ca të tjerë futet në përditshmëri ashtu siç gjeti edhe vet rrugën e jetës me forcat e saj. Ajo shkruan e mua më çon po atje në atë shkollë ku kaluam vitet e bukura bashkë…por emocionet e bukura m’u prekën nga përmbytja e qytetit, që ajo nuk e kish harruar e ma solli direkt e ndjeva po ato dhimbje të shoqes së fëminisë. Pastaj thërret e përqafohet me familjen, që shpëtuan të gjithë, se pati edhe viktima e kjo pjesë të dhëmb sepse ishin banorë të qytetit tonë. Faleminderit Iskra që na e sjell këtë dëshmi, që shumë e kanë harruar, por ja që na e risolle gati si të filmuar.

Po si nuk kishe harruar Katerinën, komshijen tënde me të gjitha fatkeqësitë e saj, e tani vërtet ndiej dyfish dhimbje për atë të vetmuar, që bridhte qytetit si e shastisur. Një fatkeqe e mjerë me tërë historin e dhimbëshme të saj. Nëse do kish kisha e xhamia apo afër do i ndodhej Nënë Tereza me siguri Katerina do gjente sadopak qetësi shpirtërore. Ja kështu libri nxjerr edhe vlerat e larta të Gruas së gjithë botës, siç thua në libër. Na sjell simbole paqeje me emra konkretë në këtë libër, na sjell simbole të njerëzve të pamposhtur,, simbole që ringrihen, që të mësojnë në jetë, e kjo librin tënd e bën të magjishëm, sepse e thjeshta e madhërishme është aty…

Merreni dhe lexojeni.

Please follow and like us: