Albspirit

Media/News/Publishing

Jorgos Souris: PRIFTËRESHA

 Image result for jorgo souris

 

Zonjë e priftit të nderuar
me një dhjak është dashuruar
e me të vete dhe vjen…
burri e saj rri e shikon,
se qysh vete qysh kalon,
por të keqe gjë nuk ndjen.

Shkonte koha për merak
derisa pak e nga pak
bëhet prift dhjaku hamshor
e vë mitër e kurorë.

Edhe burri i saj i shkretë
që inat nuk mbajti fare,
shugurimin ja bën vetë
me ceremoni fetare.

Dingi, dang!… qiejt bërtasin
“I zoti!” e brohorasin,
që të gjithë e tundet mesha.
Por më klithëm nazetare
“Shumë i zoti! I zoti fare!”
Përshëndet dhe priftëresha.

Shqipëruar nga Arqile Garo
nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”

Please follow and like us: