Albspirit

Media/News/Publishing

Twitter ndalon reklamat politike në të gjithë botën

Rrjeti social Twitter do të ndalojë të gjithë reklamat politike në të gjithë botën, duke thënë se e drejta e shpërndarjes së mesazheve të tilla “duhet të fitohet, jo të blihet”. “Ndërsa reklamimi në internet është tepër i fuqishëm dhe shumë efektiv për reklamuesit tregtar, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën”, tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë Jack Dorsey. Rrjeti social rival, Facebook së fundmi hoqi ndalimin e reklamave politike. Lajmi për ndalimin reklamave politike nw Twitter ndau edhe kampet politike të Amerikës për zgjedhjet e vitit 2020. Brad Parscale, menaxher i fushatës së Presidentit Donald Trump, tha se ndalimi ishte “një përpjekje tjetër nga e majta për të heshtur Trump dhe konservatorët”. Por Bill Russo, zëdhënës i fushatës për të zgjedhur drejtuesin e parë demokrat Joe Biden, tha: “Kur u përballëm me një zgjedhje midis dollarëve të reklamave dhe integritetit të demokracisë sonë, është inkurajuese që, për një herë, të ardhurat nuk fituan”. Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg reagoi duke mbrojtur politikën e kompanisë së tij. “Në një demokraci, nuk mendoj se është e drejtë për kompanitë private të censurojnë politikanët ose lajmet” tha ai gjatë një konferencë me gazetarët. Twitter do të zbatojë ndalimin e reklamave politike nga 22 nëntori.

https://www.npr.org/2019/10/30/774865522/twitter-to-halt-political-ads-in-contrast-to-facebook?utm_source=twitter.com&utm_campaign=npr&utm_medium=social&utm_term=nprnews

Please follow and like us: