Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet grabitësi që u maskua me reçipeta dhe tanga

Grabitësi më i pazakontë/ Futet në një shtëpi i veshur vetëm me të brendshme femrash, pranga ish-ushtarit

Një burrë u arrestua në Kaliforni, pasi hyri në një shtëpi i veshur vetëm me reçipeta dhe tanga. 37-vjeçari Shaun Derrick, ish-ushtar, u arrestua në mëngjes herët, pasi një burrë e gjeti duke rrëmuar mes gjërave të tij, duke tentuar të vidhte. Kur pronari i shtëpisë e dikoi, ai u largua me vrap. Sipas “Daily mail”, pronari i banesës thirri menjëherë policinë, të cilët u vunë në ndjekje të burrit. Ndërkohë po përpiqej t’i largohej policisë, në një moment, ai u zhvesh dhe filloi të vraponte lakuriq. Ai u arrestua dhe ndodhet në paraburgim.

Please follow and like us: