Partizani barazon në Vlorë, vetëm 1 me 1

Partizani është ndalur në një barazim 1-1 nga Flamurtari. Pjesa parë e ndeshje u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishin kampionët ata që kaluan në avantazh me një gol të shënuar nga Belica në minutën e 54-t. Por festa e tyre zgjati pak, pasi vetëm 4 minuta më pas Flamurtari barazoi rezultatin me anë Nebihit. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit, megjithatë Partizani mbetet në krye të renditjes me 22 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të dytë. Më herët ditën e sotme, Laçi fitoi 1-0 ndaj Kukësit.