Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Një vëzhgim me zemër e kokë njëkohësisht!

Image result for sonila meco"

Ndihma ndaj të mbijetuarve, të prekurve, rikthimi në normalitet do çdo shqiptar në këmbë. Çdo shqiptar!!!
Dhe do shtet sot më shumë se kurrë shqiptari. Shtetin që nuk e pati në kohë normale, nuk mund ta tolerojë në kohë të jashtëzakonshme.
Nuk mbaj mend të kemi qënë në kohë normale prej shumë kohësh e megjithatë “tepsinë” e pushtetit disa e kanë dashur vetëm. Kur emergjencat e shqiptarit thërrisnin drejtësi, boll me pabarazi të tejskajshme, ekonomi dhe ikja po merrte përmasa të frikshme, nuk trandej asnjë lloj pushteti, u grumbullua frikshëm në një dorë.
Dhe PO, kështu kanë qënë liderët e këtij vendi. Por aktet e pasojat kanë emra të përveçem. Abuzimet në këtë vend janë kaq flagrante e të përsëritura sa llogaritë me politikën e politikat nuk mund t’i lëmë për më vonë. Jemi shumë vonë derisa historia përsëritet.

Sot kërkohet ndarje përgjegjësish, se me natyrën nuk hahet dot as më trimi i trimave. Se është gjendja më e rëndë ndër vite. Se po na dhemb shpirti si njerëz, prindër e banorë këtyre anëve. Ama a e kuptuat pse nuk mundet dot të funksionojë “tepsia” në vendin që shkon nga emergjenca në emergjencë me fat të hidhur? Se shteti është përgjegjësi mbi gjithçka dhe se vjen një çast kur pasi e ke kërkuar me forcë ta mbash i vetëm, ta kapësh, ta përdorësh, ta abuzosh do të të duhet ta ndash e mbi të gjitha t’i shërbesh?

Koha e së vërtetës, përballja me pasojat e veprimeve të secilit njëkohshëm me të qënurin aty për secilin.

Please follow and like us: