Albspirit

Media/News/Publishing

Ftesë publike e kreut të ‘Dhjetor ’90’, Bislim Ahmetaj për 8 Dhjetor 2019 në Qytetin Studenti

Image result for grupimi dhjetor 90"

Bashkëpunëtorë të Grupimit “Dhjetor ’90”.

Ky 8 Dhjetor na ka gjetur të përlotur nga 51 jetët që mori tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Të përulur nga dhimbja për dëmet katastrofike që ka shkaktuar për qindra mijëra familje të cilave ju janë rrënuar shtëpitë, pasuria dhe bisneset.

Na ka gjetur të gjunjëzuar sepse bashkë qytetarëve tanë për shkak të keq qeverisjes ekstreme ju është vrarë shpresa dhe besimi tek liria dhe demokracia që çliroj 8 Dhjetori i 90-ës. Ndaj në këtë përvjetor s’ka vend për festime dhe trokitje gotash.

Ky 8 Dhjetor ka vend vetëm për bashkim me njëri-tjetrin, ka vend për përulje dhe ndjesë. Ka vend për solidaritet me dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve tanë që u goditën nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Si memorje për 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore ju ftoj të mblidhemi të Dielën me 8 Dhjetor në orën 10.00 në Qytetin Studenti, në vendin ky ngrihet përmendorja e Prijësit tonë Azem Hajdari që na e vranë vrasësit e Lirisë, atij që dha jetën për lirinë dhe prosperitetin e kombit shqiptarë, pastaj do të udhëtojmë në njërën prej zonave që janë goditur më rëndë nga termeti i 26 Nëntorit për tu solidarizuar me dhimbjen dhe vuajtjen e tyre.

Vini re:

1- Merrni me vete një pako me veshmbathje nga ato që përdorni për veten, bashkëshortin/en, apo fëmijët tuaj.

2- Ose një pako me ushqime, detergjent, ilaçe që përdorni në familjet tuaja.

3- Por pse jo edhe një sasi parash sipas mundësive të çdo njërit. Ne nuk mund ti rikuperojmë humbjet e kësaj katastrofe, por me kontributin tonë modest në dy, tri apo katër familje të dëmtuara mund të mbjellim shpresë, mund të ngjallim besim që edhe pse të përlotur, edhe pse të përulur, edhe pse të gjunjëzuar mund t’ia dalim. #SHQIPËRIAJAVLEN #LIRIADEMOKRACIA& #SHTETILIGJORMUNDTËFUNKSIONOJNË #EDHENËVENDINESHQIPONJAVE.

Ju pres të Dielën, me 8 Dhjetor, ora 10.00. Në Qytetin Studenti aty prej ku u derdh dhe i shpërdorua Liria. Miqësisht BISLIM AHMETAJ, KRYETAR I GRUPIMIT “Dhjetor ’90”.

Please follow and like us: