Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Stilistja e njohur Merita Merja dhe eventi madhështor në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Image may contain: 1 person, text

Të shtunën e parë të dhjetorit, e konkretisht në datën 7, në mjediset e “Maritim Plaza” në Tiranë, u realizua një event madhështor. Si kurrë më parë, të gjithë ishin mbledhur për të mësuar sekrete bukurie e jo të zakonshme, por të rrëfyera nga emri më i njohur në fushën e bukurisë Merita Merja e të bashkërenduara nën moderimin e të një prej figurave më të njohura publike, Olti Curri.

E kush nuk ka dëgjuar për magjinë e duarve të saj në make-up, kushdo ka hyrë në sallon ka dalë e mrekulluar. Merita me gjithë dashamirësinë e saj e organizoi në detaje atë event dhe mes grimieresh dhe vajza të fushës së bukurisë salla ishte e mbushur me mikesha të saj nga bota e showbizit. Mes tyre përmendim Alberie Hadërgjonaj, Xhoi Jakaj, Oriola Marashi, Juxhin Kurti, Valbona Halili, Antigona dhe Beatrix Ramosaj e shumë e shumë emra të tjerë nga bota e modelingut, bukurisë, këngës e artit nga të gjitha fushat.

Merita zbuloi sekretin e përzierjes së pigmenteve me ngjyre dhe fondatinës e arritjes së një rezultati perfekt në momentet kur në sallonin e një grimiereje nuk ka një fondatinë me ngjyrën e lëkurës së klientes. Rezultati ishte fantastik, mund ta shikoni dhe edhe në foto dhe të pranishmit u mrekulluan. Pas një pushimi në servirjen e një bufeje të këndshme, Merita realizoi edhe një make-up nuseje live, ku modelja ishte e veshur me fustan nusërie dhe rezultati përsëri ishte fantastik. Mesazi i mamasë së saj Vjollcës përloti të gjithë sallën, përfshirë edhe Meritën, sepse ishtë një mesazh i ndjerë i një nëne që po përjetonte suksesin e vajzës së saj.

Tufat me lule në skenë nuk kishin të mbaruar sepse të gjithë e dinë që Merita dashuron lulet. Në fund skena shndërriti nga sfilata e fustaneve të nusërisë të disnjuara nga vetë Merita si dhe fotoja e përbashkët me të gjithë të pranishmit në sallë. Për të gjithë ata që morën pjesë në masterclas kishte dhurata, produkte make-up dhe kozmetike të emrave të më njohur në botë në këtë fushë. Ajo që i dha Meritës nota të jashtëzakonshme ishte se të gjitha përfitimet e këtij masterclass-i ajo do t’i dërgonte për të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit. E ky masterclass, i pari dhe i vetmi aktualisht në vendin tonë ishte i suksesshëm jo sepse e them unë, por sepse të gjithë e mendojnë kështu!

Masterclass Merita Merja Jam shume e lumtur te sjell para jush disa momente nga Masterclassi i mbajtur me date 7 dhjetor ne Plazza Hotel. Rruget e suksesit nuk jane gjithmone aq te lehta sa duken, duhet shume pune, sakrifica dhe vullnet per te arritur majat. E tille ka qene dhe rruga ime. Por fale zotit, fale jush , fale personave qe me mbeshtesin un arrita te organizoj evenimentin me te vecante te punes time. Nje masterclass i mbajtur per te shpjeguar metodat e fundit te Make-up , trendet me te pelqyera dhe modelet per cdo rast. Shkembimi i ideve me koleget e mia, pjesmarrja e shume persona te njohur ne fushen e biznesit dhe estrades shqiptare. Risi ne kete event ishte ndarja me ju e sekretit per perzierjen e foundatines. Falenderoj shume te gjithe ju qe vlersoni punen time, me mbeshtetni dhe me jepni kurajo qe te vazhdoj te sjell me te miren per ju. Shum dashuri per ju , Merita 🥰

Posted by Merita Merja on Sunday, December 8, 2019

https://www.news31.al/te-mesosh-dhe-te-besh-njekohesisht-bamiresi-cfare-duhet-te-dime-per-masterclass-in-e-makeup-it-te-dates-7-dhjetor-ne-tirane/?fbclid=IwAR2-Aa4sufz9OykTRjQ7fIx8Ojc3IgzkpRMM9EdDvg-OjhnWGfYPi27Kd0Y

 

Please follow and like us: