Albspirit

Media/News/Publishing

Abdulla Mehmeti: GJUHA SHQIPE, MES VENEDIKUT DHE SOFJES

Image may contain: 1 person

Shpresoj ta kenë kuptuar sot politikanët shqiptarë në Maqedoni dhe jo vetëm, pse gjuha shqipe nuk përmendet me emrin e saj në Kushtetutën dhe ligjet e këtij shteti, por si “gjuha që e flasin 20% e banorëve”, “gjuhë e ndryshme nga gjuha zyrtare maqedonase” etj.

Nuk e kam të qartë si janë zotuar kësi viça të palëpirë t’i dalin zot çështjes shqiptare në Maqedoni, për aq më tepër, si ka mundësi që një popull mbi një milion banorë, që është autokton dhe në vazhdimësi historike e gjeografike jeton në trojet e veta etnike, edhe pas gjithë vuajtjeve, persekutimeve, masakrave, dhunimeve, gjenocidit dhe robërisë nën sundimet e huaja, ende të mos esullohet për fatin e tij të sotëm dhe të ardhmen e brezave të ardhshëm, duke u besuar kaq shumë politikanëve mashtrues nga më ordinerët që ka njohur historia e këtij populli të masakruar ndër shekuj, nga të huajit dhe mercenarët e argatët e të huajve nga radhët e veta!

Buka i vraftë, ata që e mashtrojnë këtë popull dhe ata që i votojnë mashtruesit, tradhtarët dhe vrasësit e lirisë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre!

Please follow and like us: