Albspirit

Media/News/Publishing

Shaip Emërllahu: Ku bashkohen Vuçiç dhe nobelisti Peter Handke?

 

Aleksandër Vuçiq në urimin që i dërgon Peter Handkes, me rastin e marrjes së Çmimit “Nobël”, në mes tjerash thotë: “Serbia ju konsideron mik të vërtetë. Më lejoni t’ju them se Çmimin Nobel për ju, ne e përjetojmë si të fituar nga njëri prej nesh. Tani, përveç Ivo Andriqit, kemi edhe një tjetër laureat të Nobelit”.
Ka mjaftuar kaq, që të shpërfaqen qartë pejt që lidhin Nobelin, Handken dhe gjenocidin serb, por edhe të provojnë se Vuçiqi është po ai i deklaratës gjenocidale ku, “Për një serb do të vrasim 100 myslimanë” (1995).
Këto pej të politikës së “Nobelit” me politikën fashiste serbe janë të vitit 1961, kur nobelizohet projektuesi i shfarosjes së shqiptarëve, Ivo Andriq.
Tek urimi i Vuçiqit lexohet qartë vertikalja gjenocidale serbe. Pasi e shenjon Handken si mik të vërtetë dhe e përjeton si njërin nga ta (serbët)… ai, ate e rendit si fituesin e dytë serb të Nobelit, pas Andriqit.
Kryetari serb, Vuçiq, në në prag të ceremonisë së dorëzimit të Nobelit në Stokholm, si një nga mbështetësit e hegjemonisë millosheviçiane vrapoi ta neutralizojë reagimin e pritshëm botëror, duke mohuar gjenocidin në Reçak. Reçakun e quajti një trillim… Ai e preku këtë shenjë, jo pa qëllim. Reçaku simbolizon pikkthesën e vetëdijes dhe ndërgjegjes ndërkombëtare, nga ku u kërkua ndëshkimi dhe përmbysja e kësaj politike gjenocidale që ishte vlerësuar me një Republikë në Bosnjë dhe më tej natyrshëm kishte filluar të instalohej në Kosovë. E hodhi në qarkullim atë mohim gjenocidi që reagimi të kanalizohej e mos të binte mbi të lauruarin Handke, i cili ishte shenjues në një masë jo të vogël i politikës fashiste serbe. Vuçiqi, është i vetëdijshëm se një fitore e Handkes ishte fitore e politikës gjenocidale sërbe, të cilin e shpreh në këtë urim të tijin. Duke e rendit Handken si Nobelistin e dytë serb pas Andriqit, ai shenjon triumfin e dytë të politikës gjenocidale të Sërbisë ndër vite. Të dy këto nobelistë janë mbrojtës të një sistemi, i cili funksiononte mbi tokën e djegur, masakrat, deportimet… ku si përfundim do të kemi zgjerimin e territorit/shtetit serb. Vuçiq, kështu dekonspiron Komitetin e Nobelit, që mbron të lauruarin, duke u mbështetur në argumente të letërsisë?! Ai kësisoj laurimin e Handkes e zhvendos në fushën e politike. Të ishte ndryshe s’kishte pse ta emëroj të tyrin austriakun Handke, laurimin e tij ta quaj si fitore edhe të sërbëve, si dhe ate ta identifikoj si nobelistin e dytë serb. Gjithsesi, Vuçiqi këtë akt vlerësimi të Handkes e sheh edhe si mundësi për ta rehabilituar politikën e Millosheviqit, politikë kjo e dënuar edhe nga Gjykata e Hagës, e që sot, atij i prish mjaft punë, kur është duke negocuar marrëveshjen me Kosovën (por, edhe me Bashkimin Evropian).

Sheshel kërkon financimin e botimit të veprave të Handkes

Pas reagimeve kundër komitetit të Nobelit, t’i hedhim një vështrim vetvetes

Please follow and like us: