Albspirit

Media/News/Publishing

Sheshel kërkon financimin e botimit të veprave të Handkes

Image result for sheshel and handke"

Kryeradikali serb Vojsllav Sheshel akuzoi të gjithë ata që reaguan kundër shkrimtarit austriak Peter Handke, mik i kasapit të Ballkanit Millosheviç, duke i quajtur “analfabetë, gjysëm-shkrimtarë të serbëve dhe njerëz që nuk lexojnë fare libra”. Sheshel e futi Handken në kategorinë e “miqve” të Serbisë që “patën guximin t’i tregojnë opinionit publik botëror se serbët nuk ishin kriminelë ose fajtorë të luftës, por viktima të propagandës perëndimore. Presidenti i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Seshel pyeti të enjten kryeministren e Serbisë dhe ministrat përkatës pse nuk kanë pranuar ende nismën e partisë së tij për të shtypur veprat e mbledhura të fituesit të çmimit Nobel Peter Hadke, të cilat më pas do të shiten me një çmim më të lirë për qytetarët dhe kompletet do t’u dhurohen bibliotekave të shkollave. Ai tha se Ana Brnabiç dhe Ministri i Kulturës Vladan Vukosavljeviç si dhe Ministri i Arsimit Mladen Sarceviç duhet të reagojnë dhe të angazhojnë shtëpitë më të mira botuese sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndahen fonde edhe nga rezervat buxhetore dhe të tregojnë mirënjohjen për një mik të madh serb, sic e quajti ai. Sheshel akuzoi të gjithë ata që reaguan kundër Handke, mik i kasapit të Ballkanit, Millosheviç, duke i quajtur analfabetë, gjysmë-shkrimtarë të serbëve dhe njerëz që nuk lexojnë fare libra. Sheshel e futi Handken në kategorinë e “miqve” të Serbisë që “patën guximin t’i tregojnë opinionit publik botëror se serbët nuk ishin kriminelë ose fajtorë të luftës, por viktima të propagandës perëndimore”, sipas tij./abcnews.al/

———————————-

Reagimi i Jonida Godoles, Drejtoresha për Demokraci, Media dhe Kulturë

Vleresimi i Peter Handkes me çmimin Nobel te letersise me gjeti ne Gjermani dhe deri tani nuk pata mundesi te lexoja reagimet ne Shqiperi e Kosove.

 Me habit diçka:

Si ka mundesi qe politikane, artiste, personalitete nga shoqeria civile kritikojne me te drejte simpatine dhe angazhimin e shkrimtarit Handke me regjimin gjakatar te Milosevicit duke kerkuar indirekt anullim te Nobelit… dhe nga ana tjeter, shkelqejne me heshtjen e tyre para mbrojtjes qe politikane, shkrimtare dhe historiane shqiptare i bejne ende regjimit komunist te Hoxhes dhe klikes se tij duke mohuar krimet e tij?

Natyrisht eshte me e lehte te kritikosh Slobon e Serbise sesa Enverin e shtepise, keshtu fitojme edhe ca pike patrotike ne Kosove. Por duhet te bejme punet e shtepise tone njehere para se te bejme te botes. Perndryshe reagimet per Handken jane vetem servilizem, patetizem dhe ne rastin me te keq: plagjarizem, me info nga wikipedia dhe google per nje shkrimtar qe ne Shqiperi as nuk i njihet vepra letrare dhe as kontributi si perkrahes i nacionalizmit vrastar serb…

Mbi Peter Handken, si nje nder njoheset e pakta te vepres se tij ne origjinal, dhe mbytjen e tij ne narrativen nacionaliste serbe do te shkruaj me gjate pasi te kem mbaruar se lexuari esene e tij “Eine winterliche Reise zu den Flüssen Donau, Save, Morawa und Drina oder Gerechtigkeit für Serbien“ (Nje udhetim dimeror te lumenjte e Danubit, Saves, Moraves dhe Drinit ose Drejtesi per Serbine).

Botuar ne 1996 kjo “deklarate dashurie“ per Serbine agresore do te shenonte fillimin e kontributit te individit dhe shkrimtarit Handke ne retushimin e historise se Ballkanit ne favor te Serbise…

https://boldnews.al/2019/10/14/kritikojne-handken-per-simpatine-ndaj-milloshevicit-por-mbrojne-krimet-e-enverit-shperthen-studjuesja/

 

Pas reagimeve kundër komitetit të Nobelit, t’i hedhim një vështrim vetvetes

Please follow and like us: