Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilli i Evropës kundërshton ashpër lingjin ‘anti-shpifje’

Dunja Mijatović, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, ka reaguar në lidhje me paketën “anti-shpifje” e cila është planifikuar nga Qeveria që nesër të kaloi në Kuvend.

Mijatović shprehet shqetësimin e saj për këtë projekt-ligj, ndërsa thekson se disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

 “Jam shumë e shqetësuar të mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar vazhdoi me shqyrtimin e dy projekt-ligjeve, të njohura si ‘paketa anti-shpifje’. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve”, thuhet në reagim.

Please follow and like us: