Albspirit

Media/News/Publishing

Albiana Bugujevci prezanton luftën e Kosovës për herë të parë pranë Muzeu Kanadez për Të Drejtat e Njeriut

Image may contain: 1 person, text

Shqiptarja dërgon në Muze luftën e Kosovës
Lufta e Kosovës është pjesë e historisë, ngjarjet e trishta të së cilës i ka njohur e gjithë bota. Në nderim të viktimave, në emër të familjeve heronj, në respekt të kujtesës, projektet për ta ritkhyer në vëmendje pasojat e luftës kanë qenë të panumërt. Po ashtu edhe brezat që kanë dashur t’i japin zë kësaj dhimbjeje shumëvjeçare nuk kanë reshtur asnjëherë të vënë një gur në këtë mur. Edhe në komunitetin shqiptar të vendour në Kanada prej vitit jo fort të largët të luftës ’99, gjithashtu ruhet një pjesë e kujtimit të hidhur. Albiana Bugujevci dhe familja e saj janë vendosur në London të Ontarios që kur dhuna serbe i dëboi ata nga trojet e tyre. Ajo është rritur në Kanada, por pa harruar rrënjët. Prej vitit 2010 Albiana ka zgjedhur të vazhdojë jetën në Winnipeg të Manitobës. Me anë të një pjesëmarrjeje pranë një konference për abuzimin për të drejtat e njeriut mbarë botës, Bugujevci ka rrëfyer historinë e dhunës dhe dëbimit të popullit të saj nga territori i Kosovës pas pushtimit serb. Nëpërmjet intervistës për Albanian Montreal Press, Albiana do të na tregojë eksperiencën e saj për herë të parë kur Muzeu Kanadez për Të Drejtat e Njeriut njohu luftën e Kosovës nëpërmjet një dëshmitareje të re siç është ajo vet.
Sipas jush, çfarë vendi duhet të ketë rëndësia e historisë së luftës së Kosovës për Canadian Museum for Human Right?
Canadian Museum for Human Rights është muzeu i parë në botë i kushtuar të drejtave të njeriut. Famirësisht, ky muze është ndërtuar në Winnipeg, një qytet të cilin më shumë se 400 shqiptarë e konsiderojnë shtëpi. Edhe pse muzeu është themeluar në vitin 2008, aty nuk ka ndonjë historik rreth luftës së Kosovës. Mundësia për t’u treguar historinë tonë në këtë muze do t’i jepte një këndvështrim të rëndësishëm rreth përpjekeve tona për liri dhe rezistimit të okupimit shumëvjecarë. Po ashtu, do të edukonte kanadezët apo vizitorët e muzeut rreth pasojave dhe dhimbjeve që populli ynë vazhdon t’i ketë si pasojë e kësaj lufte tragjike. Andaj, ne si komunitet do të mundohemi që këtë shkëmbim të përvojës tonë ta kemi prezent në CMHR, sepse, rezistenca dhe rimëkëmbja jonë nga një luftë e tillë do t’i shtojë vlerë debateve rreth avancimit të drejtave të njeriut.
Si u bëtë ju pjesë e këtij aktiviteti historik?
Unë u ftova për të mbajtur një fjalim në CMHR më 12 dhjetor nëpërmjet biznesit tim. Gjatë muajve të verës, po ndihmoja një familje emigrante nga Etiopia për të blerë shtëpinë e tyre të parë në Kanada. Klientët e mi sollën me vete një anëtar tjetër të familjes së tyre, Ali Saeed, për të ndihmuar me përkthimin. Gjatë dy muajve të punës me familjen, unë mësova rreth historisë personale të Alis. Ai ka një histori të dhimbshme si i burgosur politik gjatë kohës kur jetonte në Etiopi. Ali është avokat i të drejtave të njeriut dhe është anëtar i Forumit Multikulturor për të Drejtat e Njeriut në Winnipeg.
Kur e pyeta se si mund ta mbështes atë dhe aktivizmin e tij për të drejtat e njeriut, ai tha se do të ishte në nderin e tij nëse do të ndiqja aktivitetin i cili do të mbahej më 12 nëntor, që do t’i kushtohet viktimave të padrejtësisë. Titulli i organizimit ishte, “Kujtimi i të mbijetuarve nga torturat, Njerëzit e Zhdukur dhe të Zhvendosur të Botës”. Pranova menjëherë. E vura në dijeni Alin se për historinë dhe përvojat e mia gjatë luftës në Kosovë. Pasi dëgjoi historinë time, Ali më ftoi që të jem një nga panelistët e njëmbëdhjetë në këtë ngjarje dhe të jem zëri për popullin shqiptar të Kosovës.
Unë doja të merrja pjesë në emër të Komunitetit Shqiptaro-Kanadez të Manitoba. E shfrytëzova këtë rast që të flas në emër të komunitetit sepse ne jemi një komunitet i ri në Manitoba dhe si zv.Presidente e Shoqatës, synojë që të promovoj komunitetin tonë në çdo shans që kam.
Cila ishte përmbajtja e fjalimit tuaj?
Doja t’i informoja pjesëmarrësit për padrejtësitë që i janë bërë popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovës. Doja t’i njoftoja të gjithë se edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta, familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve dhe viktimat e dhunës seksuale ende jetojnë në agoni dhe se për ta lufta nuk ka mbaruar ende. Ne duhet t’i bashkëndjejmë me këto familje dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë është të sigurohemi që kriminelët e luftës të marrin përgjegjësi për krimet e kryera, si dhe për popullin serb të bashkëndjejë për dhembjen tonë. Kriminelët duhet të ndëshkohen ligjërisht në mënyrë që të sjellim drejtësi për viktimat e luftës dhe familjet e tyre. Ne nuk të pranojmë `që kriminelët të jenë ende të lirë në shoqëritë tona. Nuk ka vend për njerëz si ata, dhe ata duhet të dinë që me kohë, ata do të paguajnë për krimet e tyre.
Sipas jush, kush ishte qëllimi i eventit?
Qëllimi i eventit ishte të bashkonte komunitete nga fusha të ndryshme të jetës në Muzeun historik Kanadez për të Drejtat e Njeriut, duke u ofruar rastin panelistëve të jenë zëri për njerëzit e tyre dhe të rrisin vetëdijen rreth viktimave të padrejtësisë, të kujtojmë të mbijetuarit e torturuar, njerëzit e zhdukur dhe të shpërngulur të botës.
Si e vlerëson mundësinë për të prezantuar në Muzeun Kanadez për të Drejtat e Njeriut për një kauzë të tillë?
U ndjeva krenare pasi që isha zëri i popullit tim për herë të parë në Muzeun Kanadez për të Drejtat e Njeriut. Kur u transferova në Ëinnipeg në 2010, muzeu ishte në ndërtim e sipër. Kam jetuar më pak se një kilometër larg muzeut. Shpesh herë pyesja veten nëse do të shfaqej historia e luftës së Kosovës?! Unë thjesht supozoja se do të ishte aty, veçanërisht pasi që kujtimet e luftës ishin të freskëta. Kur u hap muzeu në vitin 2014, unë u ftova në një ngjarje private që CMHR priti për Manitoba Realtors si një falënderim për ngritjen e mbi $1000,000 dollarëve në mbështetje të CMHR. Të pranishëm ishin të gjithë ministrat e Manitobes, dhe u mundova t’i njoftoja atë mbrëmje kur vizitova muzeun, vura re që kishte përmendje për shumë luftëra në të gjithë botën, madje u shfaq lufta në Bosnjë por lufta e Kosovës nuk u përmend askund. U zhgënjeva kaq shumë! Unë gjithashtu isha i zëshëm për këtë, unë isha në një ngjarje në rrjet, kështu që natyrshëm njerëzit duan të njihen me ju dhe historinë tuaj dhe kam ndarë një përmbledhje të historisë sime me ta dhe vokalizova sa i zhgënjyer isha që nuk kishte asnjë përmendje të luftës në Muzeu. Të gjithë ishin empatikë dhe më inkurajuan të ndihmoja për të sjellë një ekspozitë për t’u ndarë me pjesën tjetër të Kanadasë. Bërja e një ekspozite në CMHR për luftën e kosovarëve ka qenë në mendjen time që nga viti 2014 dhe në ngjarjen më 12 dhjetor 2019, në pjesëmarrje ishte Dr. Clint Curle, Këshilltari i Lartë i Presidentit të Muzeut Kanadez për të Drejtat e Njeriut. Pas fjalës sime, unë u bisedova me Dr. Clint Curel dhe ai më dha kartën e tij të biznesit dhe i zgjata ftesën e tij për t’u lidhur me të në mënyrë që të mund të sjellim në ekspozitë në muze. Jam e ngazëllyer për këtë mundësi! Unë do të doja të shtoja ftesën time për këdo që dëshiron të përfshihet për të ndihmuar që kjo ekspozitë të bëhet realitet në të ardhmen e afërt.
Përgatiti: Blerina Ruka
Please follow and like us: