Albspirit

Media/News/Publishing

Lazim Destani: Takim emocionues me mjekët e viseve shqiptare

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor

Mbrëmë në Dyzeldorf pata kënaqësinë të jem nikoqir i takimit të një grupi prej më se 60 mjekësh shqiptarë që punojnë në spitale e klinika nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë. Këta janë mjekë që vijnë nga të gjitha trojet tona dhe që tashmë e kanë ngritur Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, themeluar nga fillimi i këtij viti në Berlin. Në mbështetje të këtij takimi, në mesin tonë si mysafir nderi ishte kardiokirurgu me famë botërore, tetovari Omer Xhemaili, shef i repartit të kardiokirurgjisë në spitalin Triemli të Cyrihut.

Sukseset e këtyre mjekëve shqiptarë në Gjermani janë për çdo lëvdatë. Ashtu siç arrijnë të rinjtë tanë në profesione të ndyshme edhe në fushën e mjekësisë ata arrijnë nivele të larta, madje pozita udhëheqëse në reparte, spitale apo klinika. Shumë prej tyre, krahas punës si mjek, me shumë sukses po kryejnë specializime në drejtime të ndryshme nga fusha e mjekësisë.

Me këtë rast, për arritjet e tyre i përgëzoj gjithë mjekët shqiptarë në Gjermani, ndërsa në mënyrë të veçantë e çmoj rolin mjaft domethënës të këtyre të rinjve tanë që po e lartësojnë imazhin pozitiv të Shqipërisë a të trojeve tona. Këta meritojnë një falënderim të madh për dëshirën e tyre e për gatishmërinë që ta ndihmojnë mjekësinë në trojet tona me të gjitha mënyrat e mundshme.

Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani i uroj suksese në ngritjen vazhdueshme e të gjithanshme të saj, duke i përmbushur objektivat që i ka vënë vetes e duke e realizuar misionin e saj.

Image may contain: 19 people, people smiling, people standing

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Please follow and like us: