Albspirit

Media/News/Publishing

Fotolajm/Minishengeni dhe Vuçiç pranë varrit të Sllobodan Millosheviç

Image may contain: 4 people, people standing and suit

Sllobodan Milosheviç ka lindur në Pozharevc të Serbisë, me 20 gusht të vitit 1941. Në vendlindje ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin. Ndërsa fakultetin e drejtësisë e ka mbaruar në vitin 1964 në Beograd. Me politikë filloi të merret qysh i ri. Anëtar i Partisë Komuniste ishte që prej vitit 1959. Për vite të tëra ka kryer shërbime të ndryshme në Komitetin e komunistëve të Beogradit. Për pesë vjet me radhë Millosheviç ishte drejtori i përgjithshëm i sipërmarrjes “Tehnogas” e më vonë edhe kryetar i Bankës së Bashkuar të Beogradit, ku ishte deri në vitin 1983. Një vit më vonë, Millosheviçi zgjidhet për kryetar të Lidhjes së Kkomunistëve të Beogradit, ndërsa në maj 1986, emërohet kryetar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë. Pas paraqitjes së tij në Fushë të Kosovës, dhe fjalisë së famshme, se popullin serb nuk guxon ta rrahë askush, Millosheviçi fiton simpati të jashtëzakonshme të Serbëve. Nga Kosova nisen valë të mëdha të protestave, të cilat kulmin e arrijnë në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, në vitin 1989. Burimet serbe thonë se në këtë miting, ishin mbledhur më shumë se dy milionë njerëz. Dy vjet më parë, në vitin 1987, Millosheviçi ishte zgjedhur për kryetar të Kryesisë së Serbisë. Në të njëjtin vit suprimohet autonomia e Kosovës, ndërsa në vitin 1990 edhe Kuvendi i Kosovës. Në vitin 1990 zgjidhet si kryetar i Partisë Socialiste, e cila u krijua me shkrirjen në të të Lidhjes Komuniste dhe Lidhjes Scialiste të Popullit Punonjës. Në zgjedhjet e para shumëpartiake, në dhjetor të vitit 1990, Millosheviçi fiton mbi 65 përqind të votave dhe zgjidhet për president të Serbisë. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe fillimit të luftërave të përgjakshme në Kroaci, e më vonë edhe në Bosnje – Hercegovinë, në dhjetor të vitit 1992, Millosheviçi rikonfirmon postin e tij të presidentit të Serbisë, por kësaj radhe me rreth 53 përqind të votave. Për president të Jugosllavisë së mbetur, ai është zgjedhur në vitin 1997, ku ishte deri në humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Me pesë tetor të këtij viti Millosheviçi përfundimisht pranon humbjen prej Koshtunicës. Me një prill të vitit 1991, Millosheviçi arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhërin e Qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, ku me 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviçi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje – Hercegovinë. Gjykimi kundër Millosheviçit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar me në fund të gushtit të këtij viti. Gjykimi kundër Millosheviçit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut. Me 22 shkurt, Millosheviçi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa me 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi. Me 11. mars në ora 9:30, u gjet i vdekur në qelinë e tij./DW/

Please follow and like us: