Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta misionari i pajtimit Avdi Rexhë Malaj

U nda nga jeta misionari i pajtimit, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, qendrestar i paepur për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, simbol i paqes dhe solidaritetit njerëzor, interpret brilant i të Drejtës Zakonore Avdi Rexhë Malaj në moshën 95-vjeçare. Varrimi bëhet më 27 dhjetor 2019, ditën e premte, ora 12 në fshatin Bujan Tropojë.

Image may contain: 3 people, including Guxim Alimani

Mesazhi i shkrimtarit dhe publicistit, Guxim Alimanit

Me shumë keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Avdi Rexhës. Keqardhja është jo vetëm si mik i hershëm i familjes sime, por si një burrë që u ‘shenjtërua” në odat e Malësise dhe Kosovës si plaku i urtësisë, simbol i pleqnive, pajtimit e eksperiencës së pasur njerëzore.
Shpirti yt në parajsë, mik i të gjithëve, Avdi Rexha!
Do të na mungojë prania e fjala jote fizike, por i sigurt jam se kujtimin tënd e shkrove për rrugë të gjatë.

Please follow and like us: