Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë kompozitori Gjergj Kaçinari

Kompozitori kosovar Gjergj Kaçinari mësohet se ka ndërruar jetë. Ky lajm është bërë i ditur nga familjarët e tij në rrjete sociale.

 Ai lindi më 25 Prill 1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova. Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas luftës së dytë botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikulluar edhe në libra të ndryshem. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”.

Përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet të shtunën në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.

Please follow and like us: