Albspirit

Media/News/Publishing

Ah, moj Emine!

Image may contain: 1 person, hat and closeup

Ah, moj ah, që të vdiq burri.
Ah moj Emine.
Për ty kishte ngel kusuri.
Ngele kallogre.

Ngele si lulja pa ujë.
Ah ç’ngele e ve.
U betove që s’martohesh.
Mbi togun me dhe.

Kush e lë lulen të thahet.
Ndaj ti mos bëj be.
Është vështirë llafi të mbahet.
Korba Emine.

Dy tre vjet s’u ndien fare.
Ikën pa kuptuar.
Mora vesh që Emineja
Na qenka martuar.

Kush qe ai bir Pashai.
Kush moj të gënjeu.
Mos të detyroi babai.
A me florinj të bleu?

Ti më the që s’do martohem.
Dhe shumë s’t’u vardisa.
Kam vite që torturohem.
Asnjë fjalë s’të nisa.

Në ëndrra gjithnjë më dilje.
Më dilje përnatë.
Sikur jastëkët mbështillje.
Me flokët e gjatë.

Ti bandill nëse më doje.
Pse s’dërgove vallë.
Të vdekurit me të vdekur.
Dhe ne me të gjallë.

Please follow and like us: