Albspirit

Media/News/Publishing

Nënshkruhet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK për qeverinë e re me 15 ministra

Pas shumë kundërshtive, oferta dhe refuzime, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion qeverisës, duke i hapur rrugë krijimit të kabinetit qeveritar ‘Kurti’.  Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga dy liderët e partive, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë fjalës së tij para mediave Albin Kurti tha se ky nuk ishte një proces i lehtë. “U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje mësova se po organizohet referendumi. Ishte një proces jo i lehtë”, tha Kurti. Po ashtu Kurti tha se me LDK-në janë dakordësuar që kjo qeveri të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.

Please follow and like us: