Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Rama mbërrin në Moskë, takim me ministrin e Jashtëm rus

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Moskë ditën e sotme. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht edhe videon e mbërritjes së tij, së bashku me stafin e tij në Moskë. Vizita e Ramës në Rusi vjen në kuadër të kryesimit të OSBE-së. Ditën e mërkurë, pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirini Rusi-Ukrainë. Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku parashtroi edhe 3 prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.

Please follow and like us: