Albspirit

Media/News/Publishing

Kujtim Dashi: Befasia romaneske në librin “Hirushja Pellazge”

Image may contain: 3 people, including Astrit Gjunkshi, text

Mendimi im më i parë është se “Hirushja Pellazge” e shkrimtarit Astrit Gjunkshi është një roman PIONIER në trajtimin në letërsi të temës së madhe të prejardhjes sonë nga pellazgët. Kjo i bën nder autorit, pasi vetë tema e pellazgëve është aq enigmatike… Në të mund të hyjnë vetëm specialistë e shkencëtarë kompetentë… Kam konstatuar se ai ka shfrytëzuar me skrupulozitet një literaturë mjaft të gjerë me njohuri e dije për pellazgët, të autorëve tanë e të huaj. Dhe i ka bërë ato pjesë aktive të veprës.
Është i qartë ndryshimi i madh në mes të një romani triller të mirëfilltë dhe të një zhanri të tillë si “Hirushja Pellazge” që, veç trillerit, duhet të mbështetej shumë dhe fort në argumente shkencore rreth kësaj teme. Në këtë sens,…“Hirushen Pellazge” do ta rendisja në një rang me “PIKA TRËNDAFIL”, romanin e parë shkencor të Znj. Mimoza Hafizi, i cili u vlerësua me çmim kombëtar.
…Do të thoja paraprakisht se autori ka meritën që fton studiues e lexues që t’i qasen njohjes dhe thellimit të njohurive të tyre për temën pellazge, jo më nëpërmjet studimeve të thelluara apo fragmentare, por artistikisht. Duke bërë këtë, ai e bën më të përceptueshme e më të kapshme këtë temë tejet të vështirë, duke na kujtuar kësisoj romanet e Zhyl Vernit, që ne i përpinim në adoleshencën tonë, pasi na nxisnin fantazinë. Një përparësi që ka Astriti në këtë roman është se ai vjen nga poezia, e cila bën që, edhe romani, të ketë tingëllimin e fjalës së gdhendur aq bukur artistikisht…

Please follow and like us: