Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA teston vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit

Studiuesit amerikanë kanë bërë injeksionin e parë njerëzor të vaksinës eksperimentale të koronavirus teksa e gjithë bota po kërkon mbrojtje me përhapjen e pandemisë. Me injeksionin e kujdesshëm në krahun e vullnetares në institutin kërkimor Kaiser Permanente në Uashington, ka nisur e shumëpritura faza e parë e testimeve për vaksinë e mundshme për COVID-19. Injkesioni u krijua në kohë rekord pas shpërthimit të virusit në Kinë dhe përhapjes në të gjithë globin. “Tashmë ne jemi grupi i koronavirusit”, thotë shefja e studimit në Kaiser Permanente Dr. Lisa Jackson. Ndërsa vullnetarja e testimit Jennifer Haller thotë: “ Të gjithë duan të bëjnë diçka për këtë emergjencë. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua për të bërë diçka”. Edhe nëse testimi shkon mirë vaksina nuk do të jetë e gatshme për ërdorim të përgjithshëm për disa muaj, tha Dr. Anthony Fauci i institutit të shëndetit të SHBA. Vaksina kandidate e quajtur mRNA-1273, është krijuar nga një grup me bazë në Massachusetts, Moderna Inc. Ata thonë se pjesmarrësit nuk mudn të infektohet sepse injeksioni nuk përmban vetë koronavirusin.

Please follow and like us: