Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA: Sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë punën

Nisur nga situata e koronavirusit, Ambasada amerikane në Tiranë, ka nxitur me forcë distancimin social, por ka shtuar se përtej kësaj, sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari.

Ambasada e SHBA-së thekson se vazhdojnë të mbështesin zbatimin e Reformës në Drejtësi, edhe në logjistikë.

Kështu, krahas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, Ambasada shkruan se ndjen kënaqësi kur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë punojnë nga shtëpia, me kompjuterët që iu ka dhuruar OPDAT e ambasada e SHBA.

“Fotot e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike.

Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada.

Please follow and like us: