Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: DIÇKA E BUKUR

Image may contain: 1 person, closeup
Është diçka e bukur
kur të blerohet zëri,
edhe atletet
kur të vijnë të vogëla,
edhe flokët
kur të vesohen me parfum.

Me telefon të thërrasin bilbilët,
vargje të shkruajnë me zemra.

Diçka e bukur është kjo!
Ti vetë e di më mirë.

Please follow and like us: