Albspirit

Media/News/Publishing

Gjen. Piro Ahmetaj: 11 vjet Shqipëria në NATO, realizimi i një ëndrre shekullore

4 Prill, 11 vjet më parë Shqiptarët realizuan një ëndërr shekullore: “iu bashkuan aleancës më të fuqishme ushtarake të njerëzimit por edhe familjes së vlerave perëndimore”.

Sa më shumë vite, aq më madhështore skalitet në memorien e nderimit të kombit, pasi mbetet një histori suksesi, një arritje me peshë gjeopolitike dhe datë që ndihemi krenarë.

Gjithesesi, do të ishte shumë e padrejtë të mos t’ua njohim meritën protagonistve politikë që udhëhoqën këtë aspiratë kombëtare, duke nënvizuar posaçërisht faktin që, për 20 vjet (1993-2013), kjo arritje u realizuar me konsultim, konsensus dhe mbështetje të gjerë publike!

Kujtesë dhe respekt ndaj një gjenerate ekspertësh elitarë (ushtarkë dhe civilë), që u shkolluam, u rritëm, kontribuam dhe ia dolëm për të transformuar sistemin: “mentalitetin, konceptin, strukturat, dhe kulturën e planifikimit, bashkëpunimin me aleatët dhe parnerët, etj”.

Sot përulemi ndaj dëshmorit të atdheut Feti Vogli dhe shprehim mirënjohjen për sakrificat e rreth 8 mijë ushtarakë që kanë kontribuar dhe vijojnë në krah të kolegëve të NATO-s, në shërbim të paqes në Bosnjë, Afganistan, Irak, Gjeorgji, Mali, Estoni, etj.

Në plannin personal, mbetem përjetësisht i privilegjuar dh i përulur, që 11 vjet më parë mu besua drejtimi i një ekipi negiociatorësh, që kontribuam, i dhamë frymë dhe shpirt: “realizimit të detyrimeve të anëtarësimit në NATO (2009), përmbushjes së standardeve dhe nënshkrimin e dhjetra marrëveshjeve, duke e lartësuar flamurin kombëtar (2013)”.

Për fat të keq, mbas 2014, sistemi, siguria e qytetarëve dhe standartet e demokracisë kanë bërë hapa “të frikshëm” mbrapa, duke kërcënuar seriozisht “karrigen me meritë” të RSH në tavolinën e NATO-s.

Përballja kombëtare me epideminë (Covid–19), tërmetet; ulja drastike e buxhetit, arroganca staliniste, pa-aftësia dhe papërgjegjshmëria cinike; shpërdorimi prapagandistik i burimeve të mbrojtjes si dhe rrëshqitja në fund fare të listës me 30 vende = rikonfirmojnë domosdoshmërinë kritike që ka: “trasformimi i sistemit, modernizimi i paisjeve dhe kapaciteteve; përmirësimi rrënjësor i aftësive operacionale dhe kulturës së bashkëpunimit mes strukturave shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës, dinjitetit dhe mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit të shqiptarëve në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare; përmbushjen e detyrimeve dhe rikthimin e dinjitit të RSH në NATO”.

Edhe një mesazh përmbyllës për politikën: “përkushtimi, përulësia fisnike, sakrificat sublime dhe përgjegjshmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencave civile, etj, meritojnë të trajtohen me dinjitet”.

Në shtesë, data 4 Prill përkon (si bekim) me 71-vjetorin e NATO-s, prandaj iu përcjellim urime 30 vendeve të Aleancës, përfshi edhe anëtarit më të Ri, Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar 11-vjetorin e anëtarësimit në aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Zoti e bekoftë Kombin, NATO-n dhe shqiptarët.

Gjeneral Piro AHMETAJ, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Please follow and like us: