Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: E ëmbla ime, ti!

Image may contain: Mimoza Bici, standing and closeup

 

E ëmbla ime ti
kush të struku trembur
as dhimbja ime
nuk të këputi kaq.

Mbrëmë të shihja
të ndjeja tek lëngëzoje jetë
Shpirtin po tretja tek ti
lulja ime…

Nuk dola jo,
kundra ligjit të natyrës
Përsosa madhështinë e saj
ndezur në distancë
ngjyrat bashkë.

Dritë i dhe jetës,
jeta ime
Mbrëmë strukur frikës
zgjuam kaq mall.

(M. Bici. Poezi nga cikli i poezive “Lulenata” , Tiranë, prill 2020)

Please follow and like us: