Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria 11 vite në NATO, Yuri Kim: Së shpejti, një ndërtesë në Kuçovë

Sot shënohen 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Kështu mesazhet e urimit nuk kanë munguar nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, apo dhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, diplomatja shprehet se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë. Mes të tjerash ajo kujtoi dhe faktin se shumë shpejt NATO do të ketë dhe një pikë të saj në Kuçovë.

🇦🇱 | “Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës shkruan se e kujton me krenari punën e qeverisë në ato vite, për këtë arritje historike për shqiptarët.

“Të dashur bashkëqytetarë, sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët.

Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do tia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë”, shkroi Basha.

Please follow and like us: