Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit shkodran, Gëzim Kruja

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 81-vjeçare, aktori i humorit shkodran, Gëzim Kruja. Aktori i madh vuante prej kohësh nga problemet shëndetësore, duke bërë që t’i mungojë skenës dhe ekranit me humorin e tij si një nga artistët më të rrallë të këtij lëmi, që na ka bërë të gjithëve të qeshim.

Gëzim Kruja lindi në Shkodër, ne vitin 1939. Karrierën humoristike e nisi që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estraden amatore nisin qe ne kohen kur ishte ushtar me 1958. Me pas vazhdon aktivizimin ne vitin 1960 me Estraden profesioniste te Shkodres. Gezim Kruja ka mbaruar ne vitin 1979 Institutin e Larte Pedagogjik, dega e Gjuhes dhe Letersise ne Shkoder.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologe gazmor. Ka interpretuar mbi nje mije role ne skeçe te ndryshme dhe ka 52 vite qe ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marre titullin “Krenaria e Qytetit”. Ne vitin 2005 merr titullin “Naim Frasheri i Arte” dhe ne vitin 2010 titullin “Mjeshter i Madh”.
Please follow and like us: