Albspirit

Media/News/Publishing

Homazhe për Violeta Rexhepagiqin

Këngëtarja e gazetarja kosovare Violeta Rexhepagiqi, e cila u nda nga jeta, u nderua nga njerëzit e muzikës e të kulturës dhe nga qytetarët e Kosovës. Në shenjë homazhi për artisten më të veçantë në botën e muzikës, në altoparlantët e stadiumit të qytetit në Prishtinë, sonte prej orës 20:00 deri më 20:30, u transmetuan këngët e saj. Transmetuesi publik i Kosovës, RTK, ku punoi ajo deri në ditën e fundit të jetës, ritransmetoi një emission të gjatë që shpërfaq krimjimtarinë murikore të Violetës, por edhe pikëpamjet e saj për muzikën e për artin në përgjithësi. Kolegët e Vikit nga fusha e muzikës dhe ajo e gazetarisë, në rrjetet sociale dhe në portalet e Kosovës, kanë shprehur ndjenja të thella pikëllimi për vdekjen e saj të parakohshme dhe kanë shprehur mirënjohjeje për shembullin që ka dhënë ajo. Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë shprehur vlerësime superlative për figurën e saj dhe për vlerat që ka krijuar. Dhe, të gjithë e secili në mënyrën e vet, kanë vënë në pah veçantinë kryesore të saj – të qenit krejt e veçantë, e papërsëritshme.

Please follow and like us: