Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë-Frankfurt, ambasada amerikane vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj

Ambasada Amerikane Ne Shqiperi

Ambasada amerikane vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ambasada iu komunikon qytetarëve të saj se nëse janë të interesuar të largohen nga Shqipëria, ditën e shtunë do të ketë një linjë udhëtimi nga Tirana, drejt Frankfurtit.

 “🇦🇱 | Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim nga Tirana për në Frankfurt, i cili niset të shtunën, 25 prill, në orën 12:00. Nëse jeni qytetar amerikan ose resident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutem të nisni menjëherë një email në ACSTirana@state.gov”, shkruan Ambasada.
Please follow and like us: