Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Libohova me 7 artistë botërorë këndon ‘Bella Ciao’

Nuk kishte si ndryshe. Nje yll si Ajo perfaqesoi Shqiperine per t’ju bashkuar 7 artistëve nga e gjithe bota. Irma Libohova gjigande e skenes shqiptare, kendoi sot ne gjuhen shqipe “Bella Ciao”. Jo vetem kaq. Nje detaj që terheq vemendje, bluza e Irmes që përfaqëson simbolin tonë kombëtar, flamurin kuq e zi. Irma Libohova e paarritshme, qe di gjithmone te na dhuroje emocione. Bella ciao, kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Europës , sot është kthyer në simbol të një tjetër lufte, ndaj një armiku të padukshëm, por jo më pak vrastar, Kovid-19. Shtatë artistë nga e gjithë bota, secili në karantinë në shtëpinë e tij nën drejtimin e kantautorit napoletan Tommaso Primo, kanë vendosur të risjellin këngën e famshme popullore, me produksionin e Giuseppe Spinelli , i cili ka dhënë dhe kontributin artistik bashkë me Antonio Esposito dhe Stella Një version i fuqishëm dhe pasionant që do të përcjellë ndërgjegjësimin që për të fituar betejën e sotme, s’duhet të harrojmë të kaluarën.Një thirrje gëzimi nga çdo kontinent, por dhe një ftesë plot shpresë që shumë shpejt do të këndojmë të gjithë së bashku.Në këtë iniciativë artistike bën pjesë edhe Shqipëria me zërin e Irma Libohovës që se bashku me Tommaso Primo nga Italia , Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali do na përcjellin një nga versionet më të bukura te Bella Ciao.

Posted by Manjola Arizaj Zeka on Saturday, April 25, 2020

 

Manjola Zekaj

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, një yll si ajo përfaqësoi Shqipërinë për t’iu bashkuar 7 artistëve nga e gjithë bota. Irma Libohova, gjigande e skenës shqiptare, këndoi sot në gjuhën shqipe “Bella Ciao”. Jo vetëm kaq. Një detaj që tërheq vemendje, bluza e Irmës që përfaqëson simbolin tonë kombëtar, flamurin kuq e zi. Irma Libohova e paarritshme, që di gjithmonë të na dhurojë emocione. Bella ciao, kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Europës, sot është kthyer në simbol të një tjetër lufte, ndaj një armiku të padukshëm, por jo më pak vrastar, Covid-19. Shtatë artistë nga e gjithë bota, secili në karantinë në shtëpinë e tij, nën drejtimin e kantautorit napoletan Tommaso Primo, kanë vendosur të risjellin këngën e famshme popullore, me produksionin e Giuseppe Spinelli, i cili ka dhënë dhe kontributin artistik bashkë me Antonio Esposito dhe Stella. Një version i fuqishëm dhe pasionant që do të përcjellë ndërgjegjësimin që për të fituar betejën e sotme, s’duhet të harrojmë të kaluarën. Një thirrje gëzimi nga çdo kontinent, por dhe një ftesë plot shpresë që shumë shpejt do të këndojmë të gjithë së bashku. Në këtë iniciativë artistike bën pjesë edhe Shqipëria me zërin e Irma Libohovës që se bashku me Tommaso Primo nga Italia, Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali do na përcjellin një nga versionet më të bukura te Bella Ciao.

Please follow and like us: